“Bishtat” e cigareve përbëjnë një rrezik të madh për oqeanet dhe mund të jetë një diçka jo e lehtë për t’u pastruar me dorë, veçanërisht në hapësira publike si plazhet.
Andaj, një grup shkencëtarësh italianë kanë ndërtuar një robot katërkëmbësh që mund të identifikojë mbeturinat dhe të marrë pjesët më të vogla
VERO, roboti katërkëmbësh i pajisur me vakum, është një pajisje me katër këmbë, e krijuar për të kërkuar dhe pastruar mbeturinat në një sërë terrenesh.
VERO u projektua dhe u ndërtua nga një ekip studiuesish nga laboratori në Institutin Italian të Teknologjisë në Genova.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.