Njihuni me folësit e edicionit të 9-të të Infocom World Albania - Business Magazine Albania

Njihuni me folësit e edicionit të 9-të të Infocom World Albania


Bëhuni pjesë e eventit më të madh teknologjik të vitit më 24 Prill në edicionin e 9-të të Infocom World Albania | Përqafoni Transformimin Dixhital! 

Në këtë artikull BusinessMag ju njeh me folësit e këtij edicioni të Infocom World Albania.

Habib Lesevic (Mbretëri e Bashkuar)

Sipërmarrës | Mësues | Trajner

Habib është themelues i KNTXT, një firmë me bazë në Londër, e fokusuar në zhvillimin integrues të individëve, organizatave dhe komuniteteve përmes trajnimeve dhe projekteve të inovacionit. Interesi i tij qëndron në zhvillimin e potencialit njerëzor dhe nxitjen e inovacionit për ndërmarrjet e qëndrueshme në mënyrë të integruar. Ai është shfaqur në TEDx, Digital Shoreditch dhe në Konferencën e Kulturës së Gjelbër (Green Culture Conference).

Fathi Abdelsalam (SHBA)

CEO i Akibah Health

Fathi Abdelsalam është një sipërmarrës i teknologjisë me bazë në San Jose, Kaliforni. Ai themeloi Akibah Health ndërsa u diplomua në Universitetin Cornell në vitin 2013. Si ish-ekzaminues i patentave të larta në U.S. Patent & Trademark Office në Washington, ai ka ndjekur mijëra shpikje. Ai është shumë i pasionuar në zhvillimin e zgjidhjeve që kanë ndikim të konsiderueshëm social dhe ekonomik.

Ketan Makwana (Mbretëri e Bashkuar)

Disruptor | Strateg | Mentor

Ketan Makwana është një folës ndërkombëtar dhe sipërmarrës serial i cili ka themeluar, lançuar dhe shitur biznese të shumta. Ketan është këshilltar i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për politikat ekonomike të të rinjve, punon me qeveritë dhe ministritë ndërkombëtare për Zhvillimin e Ekosistemit të Sipërmarrjve, është anëtar i shumë bordeve drejtuese dhe paneleve duke përfshirë MIT dhe Konsullin Britanik, si dhe është ambasador i UKTI dhe zyrave për zhvillimin dhe mirëqenien e sipërmarrjeve të huaja në të gjithë globin.

Ketan Makwana do të jetë i pranishëm në vendin tonë në datën 23 PrillStartup Grind Tirana, ku në një fireside chat do të ndajë me të pranishmit momente nga jeta dhe eksperiencat e tij. Nëse doni të rezervoni biletën tuaj klikoni KËTU.

Si dhe më 25 Prill do të keni mundësinë ta takoni në seminarin – Biznesi Startup dhe Qasja në Financa, organizuar nga Business Magazine Albania. Për t’u bërë pjesë e seminarit regjistrohuni këtu.

Lexoni: Infocom World Albania Edicioni 9 – Përqafoni Transformimin Dixhital

Eduard Bodor (RO)

Arkitekt i Data Center Solution – Schneider Electric

Eduard Bodor, Arkitekt i Data Center Solution, Regional Application Center, IT Business, Europe Operations, Schneider Electric. Gjatë 15 viteve të fundit ai ka patur role të ndryshme për zgjidhjet e produkteve të energjisë elektrike, si sistemet UPS, gjeneratorët dhe shpërndarjen elektrike. Tani, në Schneider Electric, ai është i fokusuar në zgjidhjet për qendrat e mesme dhe të mëdha të Data Center dhe ofron konsulencë teknike për të gjitha produktet APC dhe Schneider Electric me mbulim rajonal.

Rezart Prifti (AL)

Drejtor Ekzekutiv

Lektor, sipërmarrës dhe konsulent me përvojë me një histori të demonstruar me anë të punës në industrinë e menaxhimit dhe inovacionit, sipërmarrës dhe qytetar i angazhuar. I specializuara në Kërkime, Negocim, Komunikim Ndërkulturor, Planifikim Biznesi dhe Aftësi Analitike. Mbart një doktoraturë me fokus në Menaxhimin e Inovacionit.

Dr. Johann Sattler (AU)

Ambasador – Ambasada e Austrisë në Shqipëri

Dr. Johann Sattler ka studiuar për Shkenca Politike dhe Gjuhët Sllave në Universitetet e Innsbruck / Pragës dhe Moskës. Nga viti 1994 deri në vitin 1996 ka përfunduar studimet e tij në Akademinë Diplomatike në Vjenë. Në vitin 1996 u bë pjesë e Shërbimit Diplomatik të Republikës së Austrisë. Në vitin 2008 ai mori një Ph.D. nga Universiteti i Vjenës. Dr. Johann Sattler u emërua në Prill të vitit 2016 si Ambasadori i Republikës së Austrisë në Shqipëri.

Erion Serti (AL)

Kreu i operacioneve të IT – Raiffesisen Bank Albania

Erion është kreu i IT në Raiffeisen Bank Albania. Me më shumë se 15 vjet eksperiencë në fushën e IT dhe më shumë se 10 vjet në pozicionin e menaxhimit të IT ai ka një përvojë të gjerë në arkitekturën, projektimin, operacionet dhe optimizimin e infrastrukturës IT. Ai ka një Msc dhe MBA në Shkencat Kompjuterike. Ai gjithashtu zotëron 2 certifikata për Scrum Master dhe Chef Atomate, duke e ndihmuar atë në dizejnimin e proceseve agile dhe në rritjen e IT Automation.

Spiros Louvros (GR)

Shërbimet Cloud & Rrjeti Mobile

Dr. Louvros Spiros u diplomua nga Universiteti i Kretës, Departamenti i Fizikës dhe ndoqi studimet pasuniversitare në Inxhinieri RF, Universiteti i Cranfield, Mbretëri e Bashkuar. Që nga viti 2004 mban një diplomë doktorature në Rrjetet Mobile nga Universiteti i Patras, Greqi. Që nga viti 2014 ka bashkë-themeluar një firmë konsulence, Mobile Cloud & Network Services (MCNS), duke punuar me teknologji për analiza të big data, software IT, LTE-A dhe 5G.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0