Njihuni me defibrilatorin portativ publik, e cila mungon në Shqipëri dhe shpëton jetën në çastin e duhur nga goditja në zemër (Arresti Kardiak) - Business Magazine Albania

Njihuni me defibrilatorin portativ publik, e cila mungon në Shqipëri dhe shpëton jetën në çastin e duhur nga goditja në zemër (Arresti Kardiak)

Arresti Kardiak

Shkruar nga Ermand Mertenika (Inxhinier Bio-mjekësor)

Shqipëria, vendi ynë i dashur, me një natyrë të mrekullueshme dhe plot larmi vazhdon të jetë shumë i virgjër në sektorin e avancuar të teknologjisë Bio-Mjekësore dhe në sektorin shëndetësor.

Bio-Inxhinieria është një term i avancuar dhe një gamë e gjerë e shkencës dhe e teknologjisë mjekësore ku hibridizohen shkencat mjekësore me inxhinierinë, aty ku pikërisht ndërthuren Biologjia, Anatomia, Kimia dhe më e rëndësishmja, Fizika.

Nevoja për t’u avancuar dhe për të gjetur përgjigjet e fshehta të sëmundjeve dhe zgjidhjeve të tyre pikërisht ka bërë që në vendet shumë të zhvilluara të investohet fuqishëm për të gjetur këto zgjidhje.

Lexoni: Kanceri i Pankreasit, “Vrasësi i Heshtur Biologjik”

Po Shqipëria ku është? Ku renditet në këtë aspekt? 

Një pikëpyetje e madhe.

Jemi në vitin 2021, ndërkohë që në vendet e zhvilluara eksperimentohen ide dhe analiza të ndërlikuara për t’u gjetur një përgjigje apo një kurë për të shëruar sëmundjet tumorale apo sëmundjet Kardio-Vaskulare të cilat po tkurrin jetën e popullsisë në trajtë globale.

Teknologjia e Pajisjeve Mjekësore, Teknologjia e Pajisjeve Ortopedike, Robotët Kirurgjikalë të cilët operojnë në distancë, transplantet e realizuar me teknika të avancuara inxhinierike.

Analizat dhe studimi i botës së ADN-së janë komponentë të Inxhinierisë Bio-Mjekësore dhe Inxhinierisë gjenetike.

  • prodhimi i organeve artificiale
  • aplikimi i robotëve kirurgjikale
  • prodhimi i protezave identike të avancuara
  • prodhimi i medikamenteve efiçente
  • zhvillimi i industrisë së pajisjeve mjekësore

Inxhinieria Bio-Mjekësore përfshin një spektër të gjerë të Elektronikës Biomjekësore (Pajisjeve Spitalore), Bio-Materialet, Shkencën e Gjenetikës (Misteri i gjeneve dhe kombinacionet e tyre), Teknologjinë e Imazhimit, Bio-Inxhinierinë Ortopedike, Nano-Teknologjinë, etj.

Sot Sëmundjet Kardiovaskulare po bëjnë “kërdinë”. Kjo sëmundje po tkurr popullsinë.

Sëmundjet e Zemrës janë sëmundjet të cilat po shkaktojnë vdekshmëri të lartë. Shkaqet më të shumta të së cilës lidhen me stresin dhe me kualitetin e jetës kudo, aq më tepër në vendin tonë.

Dua të flas për një pajisje mjekësore shumë interesante, e cila shpëton jetën e njerëzve nga momenti i duhur, nga arresti kardiak, i cili çon në Infarktin e Zemrës.

Defibrilatori Portativ Publik AED ( Pajisjet që ju shpëtojnë në çastin e duhur nga Arresti Kardiak)

Sëmundjet Kardio-Vaskulare, sëmundje të cilat po tkurrin popullsinë, sëmundje të cilat po shkaktojnë numrin më të lartë të vdekjeve në trajtë globale aq më tepër në Shqipëri, ku niveli i stresit nga faktorë të ndryshëm ka bërë të mundur avancimin e këtyre sëmundjeve.

Ndotja, ushqimet jo-bio, esencat e ndryshme ushqimore, mbi të gjitha stresi dhe cilësia jo e mirë e jetës po shkaktojnë nivele të larta të sëmundjeve tumorale dhe Sëmundjet e Zemrës (Kardio-Vaskulare).

Avancimi i këtyre sëmundjeve dhe rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga këto sëmundje ka reflektuar shkencën shëndetësore dhe Bio-Inxhinierinë për të gjetur zgjidhje.

Në shumë vende të botës filloi të implementohej një projekt, i cili kishte të bënte me vendosje e disa pajisjeve të cilat shpëtojnë qytetarët në çastin e duhur nga Arresti Kardiak (Goditja në Zemër), e cila pasohet me Infarktin e Miokardit (Infarktin e muskulit të zemrës), duke i shkaktuar pacientit vdekjen.

Kjo pajisje quhet Defibrilator Emergjent ose Defibrilator Portativ Publik, i cili në shumë vende të botës është vendosur në zona të ngarkuara me qytetarë. Në Shqipëri ky projekt nuk ekziston dhe shpresojmë që një ditë të implementohet dhe tek ne.

Lexoni: Oksigjeni, po aq i rëndësishëm sa menaxhimi i stresit

Çfarë është Defibrilatori Emergjent AED?

Ky Defibrilator shpëton jetën e njerëzve në momentin e duhur në rastin e arrestit kardiak, i cili çon në infarkt të zemrës. Këta defibrilatorë të vegjël vendosen me gabina në zona të ngarkuara me qytetarë. Këto tipe defibrilatorësh mungojnë në vendin tonë.

Ata duhet të vendosen në:

  • Sheshe Publike (Sheshe të rëndësishme)
  • Aeroporte
  • Qendra Tregtare
  • Ambiente Sportive (Stadiume ose Pallate Sporti)
  • Hotele dhe Resorte
  • Universitete, Biblioteka, Institucione të ndryshme
  • Plazhe

Si funksionojnë këta defibrilatorë dhe a mund t’i përdorë kushdo?

Defibrilatorët e vegjël publikë kanë një mënyrë përdorimi të thjeshtë. Ata janë shumë të sigurtë dhe mund t’i përdorë kushdo. Ata përbëhen nga dy fleta të holla, të cilat ne i quajmë elektroda, të cilat kanë një energji goditëse ku analizojnë në mënyrë automatike edhe vetë Mikroprocesori ose Mikrokontrolli i pajisjes.

Në rast se një pacient pëson një goditje në zemër (aritmi ventrikulare) humbja e ritmit kardiak, këtij pacienti duhet menjëherë brenda pak sekondave t’i jepet shoku i defibrilatorit, ndryshe gjendja shëndetësore e këtij pacienti shkon në limitin midis jetës dhe vdekjes. Këta defibrilatorë inteligjentë mund të orientojnë këdo që t’i përdorë me sinjal audio ose indikator ndriçimi një llambë. Pasi fletat e elektrodave janë të vendosura në defibrilator, atëherë ai fillon dhe analizon zemrën e pacientit që ka pësuar goditjen në zemër dhe të jep një mesazh zanor për të shtypur butonin e defibrilimit. Në këtë rast është mënyrë funksionimi gjysmë-automatike.

Në rastin tjetër, i cili emërtohet totalisht automatik, kjo do të thotë që ky defibrilator pas vendosjes së fletëve të elektrodave i jep goditje automatikisht pacientit. Këta defibrilatorë kanë bateri të fuqishme të cilët jetojnë 5 vjet dhe janë të lidhur me Sistemin Spitalor për të komunikuar me serverat e spitalit në dy mënyra:

Me WIFI, kur defibrilatorët ndodhen në qytet ose me valë celulare GSM kur defibrilatorët ndodhen në hapësira ku nuk ka internet, qoftë edhe në zona malore.

Këta defibrilatorë janë shumë praktikë, pasi mund të të shpjegojnë se si funksionojnë. Janë shumë të lehtë për t’u përdorur.

Duke patur parasysh që e gjitha bota i posedon, shpresojmë që një ditë ky projekt të aplikohet dhe në Shqipëri.

Lexoni: Ermand Mertenika: Njihuni me Robotët Biomjekësore Revolucionarë të cilët funksionojnë në qendrat spitalore të vendeve të zhvilluara.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0