Njerëzit që vonohen janë më të suksesshëm dhe më kreativë

Njerëzit që vonohen janë më të suksesshëm dhe më kreativë


Ne të gjithë kemi një mik apo koleg i cili nuk vjen kurrë në orar. Ata nuk e bëjnë këtë për të na zemëruar neve apo sepse mendojnë se kanë të drejtën të vonohen, kjo ndodh për shkak se është në natyrën e tyre.

Ndërsa menaxhimi me sukses i kohës mund të jetë i lehtë për disa, të tjerë nuk arrijnë kurrë të mësojnë artin e planifikimit dhe vendosjes së prioriteteve.

Nëse nuk jeni një nga këta persona që vonohen, atëherë jeni të prirur të zemëroheni nga njerëzit që nuk vijnë në orar. Mungesa e korrektësisë nuk pëlqehet në të gjithë botën, e veçanërisht kur bëhet fjalë për punën.

Kultura të ndryshme kanë kuptime të ndryshme për kohën, por veçanërisht në botën perëndimore të qenët vonë konsiderohet si diçka e pasjellshme dhe joprofesionale.

Vonesat nuk janë mosrespektim

Ne duhet të ndalojmë së bëri të ndihen keq njerëzit që vonohen. Ata nuk janë aspak përtacë, kjo mund të nënkuptojë se ata kanë shumë për të bërë. Kur merreni me disa gjëra njëherësh , ju humbisni sensin e kohës.

Sigurisht, disa studime ngrenë pikëpyetje mbi efikasitetin e bërjes së disa gjërave njëkohësisht, por veçanërisht njerëzit e suksesshëm priren të bëjnë më shumë se një gjë në të njëjtën kohë. Mendoni për aktorin e kthyer në sipërmarrës, Ashton Kutcher për shembull, i cili është një producent, drejton një kompani virtuale të medias dhe ka interes për kompanitë teknologjike si Skype, Sportify, Uber dhe Foursquare – ndërkohë që mbetet një nga aktorët më të suksesshëm të momentit.

Ata që vonohen janë optimistë

Nëse vini re se jeni vazhdimisht vonë, kjo mund të ndodhë për shkak se jeni optimist. Po, pikërisht kështu! Nëse jeni një optimist, prireni të mendoni se keni më shumë kohë në duart tuaja nga sa keni realisht. Ka kuptim, apo jo?

Ky lloj të menduarit pozitiv është i njëjti tipar personaliteti që ju bën më të suksesshëm në jetë: një studim mes agjentëve të shitjes tregon se optimistët priren të shesin 88% më shumë se kolegët e tjerë.

Por ka edhe më shumë se kaq. Optimizmi, i cili është tipari i personalitetit tuaj përgjegjës për vonesën, ju bën të jetoni më gjatë. Nëse e kaloni jetën me një sjellje pozitive, zemra juaj do t’ju falënderojë për faktin se nuk e keni vënë nën presion.

Për ta përmbledhur: nuk është faji juaj pse vonoheni. Ju e perceptoni botën më ndryshe se sa të tjerët përreth jush.

Herën tjetër që dikush do t’ju kritikojë për vonesën, referojini këtë artikull. Është shkencë!

/MSN.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0