“Njerëzit në Hënë”: Misioni Artemis shpjeguar në hapa - Business Magazine Albania

“Njerëzit në Hënë”: Misioni Artemis shpjeguar në hapa

Programi Artemis, është plani i NASA-s për t’i rikthyer njerëzit në Hënë për një udhëtim eventual në Mars. Dymbëdhjetë burra ecën në Hënë midis 1969 dhe 1972 dhe një nga qëllimet e Artemis është të vendosë gruan dhe personin e parë me ngjyrë në sipërfaqen hënore.

Fluturimi i parë provë i një rakete Artemis pa ekuipazh do të bëhej të hënën. Emri Artemis u zgjodh për t’i bërë jehonë atij të programit Apollo.

Artemis, në mitologjinë greke, ishte motra binjake e Apollonit dhe një perëndeshë e lidhur me Hënën.

Këtu është një përmbledhje e programit Artemis:

Lexo edhe: Shtyhet lançimi i “Artemis I”

– Artemis 1: fluturim provë –

Artemis 1 është një fluturim provë i raketës 98 metra, Space Launch System dhe kapsulës së ekuipazhit Orion që qëndron sipër.

Blastoff ishte planifikuar për në 8:33 të mëngjesit (1233 GMT) të hënën nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida.

Manekinët e pajisur me sensorë zunë vendin e anëtarëve të ekuipazhit në fluturim, duke regjistruar nivelet e dridhjeve, përshpejtimit dhe rrezatimit.

Lancimi u anullua dhe pas verifikimeve teknike, pritet të ketë një tentativë me 2 Shtator.

– Artemis 2: ekuipazhi i parë –

I planifikuar për vitin 2024, Artemis 2 do të jetë një fluturim me ekuipazh që do të rrotullohet rreth Hënës, por nuk do të ulet në sipërfaqe, ngjashëm me atë që bëri Apollo 8.

Katër anëtarët e ekuipazhit do të emërohen para fundit të vitit. Mes tyre pritet të jetë edhe një kanadez.

– Artemis 3: Ulje në Hënë –

Misioni i tretë Artemis do të jetë i pari që do të vendosë astronautët në Hënë që nga Apollo 17 në dhjetor 1972.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0