Një platformë e posaçme për aksesin në financa - Business Magazine Albania

Një platformë e posaçme për aksesin në financa

akses në financa

Ata që duan të zgjerojnë aktivitetin, të rrisin investimin, përmes mundësive financiare të ofruara nga tregu përmes granteve, kredive apo nismave të tjera financuese, përfshirë ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe AIDA-n, ftohen të njihen me mundësitë që ofron platforma ‘Akses në Financë’, mundësuar nga BERZH.

Platforma ‘Akses në Financë’ është krijuar për t’u shërbyer Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme shqiptare, të cilat duan të zgjerojnë dhe investojnë në aktivitetin e tyre duke përfituar nga mundësitë financiare që tregu ofron, me grante, kredi apo nisma të tjera financuese. Në njoftim theksohet se kjo platformë online do të ofrojë një shërbim “one-stop-shop” me informacione që lidhen drejtpërdrejt me aksesin në financë për NVM-të, i cili ofrohet nga institucione, organizata apo kompani të ndryshme private dhe publike, kombëtare e ndërkombëtare.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është të mbështesë Qeverinë Shqiptare në krijimin dhe zbatimin e politikave dhe masave mbështetëse për NVM-të, për të zbutur ndikimin negativ ekonomik të COVID-19. Masat konkrete, të mbështetura përmes këtij projekti, do të synojnë digjitalizimin e NVM-ve si një mjet efektiv për përshtatjen dhe rikuperimin e krizës pandemike.

Informacioni i përditësuar, mbi thirrje të ndryshme për aplikime nga NVM-të shqiptare, do të mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, AIDA ( www.aida.gov.al ), si përfituese direkte e mbështetjes nga BERZH në këtë projekt.

Lexo: Shqiptari që po punon për Silicon Valley

Sipas njoftimit, ndërtimi i platformës “Akses në Financë”, është bërë i mundur me rekomandimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si dhe mbështetjen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0