Një letër drejtuar fëmijëve, heronjve të karantinës - Business Magazine Albania

Një letër drejtuar fëmijëve, heronjve të karantinës


Hej fëmijë. E dini? Ju jeni më fantastikët. Po kaloni, e besojmë se tashmë keni hedhur pas krahëve më të vështirën e kësaj periudhe. Le t’jua themi hapur. Kaluat ditët në shtëpi me më shumë dinjitet se sa ne të rriturit. Asnjëherë më parë nuk pamë ballkone që gumëzhinin kaq shumë, me fëmijë që improvizojnë këndim, ndërtojnë kasolle, bëjnë gjimnastikë, luftojnë me armikun imagjinar me shpata, realizojnë pikturua.

Po, po, ju ishit ilaçi i vetes tuaj, i prindërve, i të afërmve. Sa prej jush, herë pas here, kanë shprehur nostalgji për ditët e kaluara. Keni shprehur mallin për shokët dhe padurimin për t’u treguar çfarë keni bërë të re, sa të fortë jeni bërë tashmë, apo edhe thjesht mallin për t’i përqafuar ato.

Edhe ne kemi kuptuar më shumë rëndësinë e sjelljeve të thjeshta si ai i një përqafimi. Por ne të rriturit rrezikojmë të harrojmë më shpejt, e të përfshihemi në rutinën e punës, të ardhurave, suksesit…

Jo, jo. Fëmijë! Suksesi është fillimisht të zotëroni plotësisht veten tuaj, të keni besim tek ajo, të vlerësoni gjërat e thjeshta: si një shpatë druri, një kukull lecke, një punim dore të bërë nga ju.

Unë e di që nga kjo karantinë, ju keni dalë më të mirë se ne. Dhe ne u përmirësuam, apo jo?

Sigurisht, patët fatin të qëndroni me prindërit në shtëpi më shumë se asnjëherë. E meqë ata nuk kishin nxitim për të shkuar diku, ju e morët shtruar, për t’i ndihmuar ata në rregullimin e diçkaje në shtëpi, për të punuar lulet.

Po për të gatuar?! Besoj se shumë prej jush e kanë bërë tashmë një kurs shumë të mirë kuzhine.

Ai entuziazmi juaj për t’u përfshirë në aktivitete është i pakrahasueshëm. Ju bën edhe më të bukur se ç’jeni. Sa mama kanë kërcyer me ju vajza, ndërsa ju filmonin në performancën tuaj të radhës. Ndonjë mama ka pasur fatin të pijë dhe një gotë verë, ndërsa fëmija i bie pianos. Ja pra që bota është e pasur falë gjërave të thjeshta.

Në ditët kur u ndalua përqafimi, fëmijët mund të përqafonin prindërit e tyre. Dhe e dini, ky mund të jetë ushqimi më i madh për babain që ju mban në një shtëpi të dëmtuar nga tërmeti e gjendet edhe i karantinuar. Ai nuk di nëse është më mirë të rrijë jashtë apo brenda, por ai gjendet mirë aty ku je ti.

E dini fëmijë, ju mund të keni qenë ilaçi i prindit që humbi punën këto kohë, i prindit që pushoi punonjësit apo mbylli tërësisht aktivitetin.

Po komunikimi juaj me mësuesit? Fantastik!

Sa puthje e përqafime virtuale keni marrë prej tyre, pasi bashkë me detyrat u keni dërguar edhe një përshendetje. Ndonjëri nga ju e ka marrë mundimin t’i dedikojë një kartolinë, apo t’i shkruajë një fjali në kompjuter, pasi duhej të konkurronit prindërit tuaj gjithnjë në kompjuter.

Eh, fëmijë! Ju që shpikët çdo ide kreative për t’u argëtuar brenda 4 mureve, duhet të kuptoni mirë se bota brenda jush është aq e madhe, saqë mos reshtni asnjëherë ta eksploroni.

Po kur thoni që këto ushtrimet e matematikës i keni bukë e djathë?! Apo se ska sens të kopjosh një tekst, por mund të kalosh direkt në zgjidhje?! Ne na bëhet zemra mal për zgjuarsinë tuaj, e në fakt duhet të punojmë shumë t’ju sjellim programe më të avancuara.

Lexo: Filmat që mund të shihni me fëmijët në shtëpi gjatë karantinës

Do të donim për ju një shkollë më fleksibël, që t’ju rrisë si qytetarë së pari, e pastaj si nxënës të mirë. Por duhet të dini, se duhet shpenzuar gjithnjë kohë mbi libra e jo vetëm teknologji e lojë. Pak nga të gjitha apo jo, si ushqimi…

Ju jeni heronjtë e këtyre ditëve, më shumë se vetë mësuesit, mjekët. E besojmë se edhe ata janë dakord.

Kjo ishte një periudhë e pazakontë në histori. I lëmë diksutimet pse, si, apo kush e bëri. U gjendëm në një situatë ku do të matej durimi ynë, integriteti ynë mes asaj çfarë kishim thënë deri tani dhe asaj se si u sollëm këto ditë.

Ju, këtë provë po e kaloni me sukses. Se ju ditët ta merrni me sportivitet, pa drama. Ne kemi shumë për të mësuar nga ju. Vazhdoni kështu. Vera është përpara dhe sapo liria të mbërrijë, ju do të merrni hapsirat tuaja, botën që ju morën për pak kohë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0