Një kualifikim i ri sipas nevojave të sektorit të turizmit, me mbështetjen e projektit “Aftësi për Punë” - Business Magazine Albania

Një kualifikim i ri sipas nevojave të sektorit të turizmit, me mbështetjen e projektit “Aftësi për Punë”

Një kualifikim i ri sipas nevojave të sektorit të turizmit, me mbështetjen e projektit “Aftësi për Punë”

Me rritjen e numrit të turistëve dhe të investimeve në këtë sektor, nevoja për specialistë dhe teknicienë të fushës është e domosdoshme për të mbështetur kërkesat e tregut të punës në vend dhe ndërtimin enjë modeli të qëndrueshëm. Një studim i realizuar së fundmi mbi profesionet dhe aftësitë e reja profesionale të kërkuara në industrinë e turizmit në Shqipëri nxjerr në pah nevojën për një kualifikim të ri në pozicionin “Menaxher i Mesëm në Hoteleri”.Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) , me mbështetjen e projektit ”Aftësi për Punë“ (S4J), po punon për të hartuar një program të ri, të nivelit të V-të, njohur si “program pas të mesmes”, që do të jetë pjesë e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK). Takimi i parë i grupit të punës për hartimin e standardit të profesionit dhe funksioneve kryesore u organizua më 11 mars 2024, me pjesëmarrjen ekspertëve të përzgjedhur nga industria dhe mësuesve me përvojë nga
ofruesit e AFP-së. Takimi u moderua nga Ejvis Gishti, Drejtore e Përgjithshme e AKAFPK. “Ofrimi i kualifikimeve profesionale në përputhje me ndryshimet ekonomike dhe sociale, si dhe nevojave të tregut të punës është pjesë e vizionit tonë për AFP-në. Projekti “Aftësi për Punë” është prej vitesh një partneri i rëndësishëm i agjencisë për të mundësuar identifikimin dhe hartimin e kualifikimeve të reja.” ishin fjalët e Ejvisit.
Shkolla Tregtare në Vlorë dhe Shkolla Hamdi Bushati në Shkodër janë dy institucionet e para të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) që do ta lëvrojnë këtë program studimi, si pjesë e angazhimit për të mundësuar një ofertë të përputhur me nevojat e tregut të punës. Programi do të ofrohet në partneritet me biznesin lokal, në formën e trajnimit bashkëpunues. Më herët, për nivelin e V-të të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, projekti “S4J” ka kontribuar në hartimin e standardit të profesionit dhe standardit të kualifikimit të ri “Ndërmjetësim i Pasurive të Paluajtshme” dhe përditësimin e “Menaxhim Diagnostikim në Autoservis”.

Lexo edhe: Liderët e biznesit në Shqipëri për vitin 2023, më të votuarit në Business Magazine


Për zv. menaxheren e projektit “Aftësi për Punë”, Znj. Erka Çaro “Tranzicioni i shpejtë social-ekonomik kërkon medoemos reagimin e menjëhershëm të institucioneve ofruese të arsimit dhe formimit profesional për të mundësuar ofertë mësimore relevante në raport me kërkesat e tregut të punës. Në këtë prizëm, projekti “Aftësi për Punë”, frymëzuar nga modeli zviceran, prej disa vitesh është angazhuar të kontribuojë në diversifikimin e ofertës mësimore dhe lëvrimin e saj me përfshirjen e ngushtë të sektorit privat.”
Kualifikimi “Menaxher i Mesëm në Hoteleri”, niveli i V i KSHK, si pjesë e Katalogut Kombëtar të Kualifikimeve Profesionale pritet të kontribuojë në aftësimin e të rinjve dhe të punëmarrësve që synojnë të përmirësojnë nivelin e tyre të arsimimit për të arritur një pozicion më të mirë në sektorin e hotelerisë. Në përfundim të programit, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatën profesionale dhe suplementin përkatës të nivelit.
Rreth projektit “Aftësi për Punë”
Aftësi për Punë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i cili zbatohet në Shqipëri nga organizata Swisscontact. Fokusi kryesor i projektit është përmirësimi i arsimit dhe formimit profesional (AFP) në Shqipëri përmes digjitalizimit, modernizimit dhe gjithëpërfshirjes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0