Një konkurencë e shëndetshme në punë mund t’ju bëjë më të suksesshëm - Business Magazine Albania

Një konkurencë e shëndetshme në punë mund t’ju bëjë më të suksesshëm


Të kesh miq në punë është diçka e mrekullueshme – kolegët me të cilët jeni të afërt mund të sigurojnë mbështetje të paçmueshme dhe të kuptojnë raportin në vendin tuaj të punës në një mënyrë që personat e tjerë nuk munden. Por ka edhe diçka për ata që janë rivalët tuaj në zyrë, njerëzit që ne i shohim si konkurrentët tanë. Adam Grant shkroi në New York Times, edhe pse “i shohim shpesh si armiq, rivalët tanë mund të jenë aleatët tanë më të mëdhenj”.

Lexoni: Mbi-kualifikimi, një fenomen i tregjeve me konkurencë të lartë

BusinessMag në këtë artikull ju sjell disa nga mësimet më të rëndësishme që ju mund të mësoni nga rivalët tuaj në vendin e punës.

Mësoni se çfarë po bëjnë ata për të pasur sukses

“Fillimisht, unë e konsiderova rivalitetin e punës si diçka toksike. Megjithatë, kuptova se ishte një mentalitet disfatist. Ndërsa fillova të shihja anën pozitive të marrjes së tyre në ekip, kuptova se pse ata duhet të konsideroheshin si rivalë dhe fillova të mësoja nga pikat e forta dhe dobësitë e tyre. Përgjigjet e mbledhura më ndihmuan në miratimin e strategjive që më bënin më efikas dhe efektiv si një lojtar i ekipit përmes proceseve të kreativitetit, inovacionit dhe të menduarit kritik. U bëra më e prirur për të arritur qëllimet personale dhe të biznesit me çdo projekt të ekipit që unë isha e përfshirë. Përfundimisht, kam fituar përparësi konkurruese.”

– Theresa R. Fianko, marketing, Dubai.

Qartësoni qëllimet tuaja

“Një nga mësimet më të mëdha që mësova nga një punonjës rival ishte që të reflektoja për një moment dhe të kuptoja pse kisha nevojë që të krahasohesha me ta. Kam zbuluar se kur dikush nxit ndjenjën e konkurencës ose zilisë, ka diçka brenda meje, që unë të kuptoj se ku dëshiroj ta kem këtë konkurencë edhe në jetën time. Është një mënyrë e shkëlqyer për mua të shikoj situatën time dhe të përqendrohem në fushat që mund të përmirësoj.”

– Nicole Michalski, strateg, autor dhe folës, Alberta, Kanada

Gjeni një interes të përbashkët dhe bashkoni forcat

“Gjeni një element me interes të përbashkët, pastaj sugjeroni një veprim të përbashkët që mund të sjellë përfitim për të dy palët. Gjithashtu vini re se një veprim i tillë i përbashkët midis aleatëve të papritur do të rritë kredibilitetin tuaj personal dhe do t’ju bëjë më interesant.”

– Kare Anderson, folëse dhe autore, Sausalito, CA

Merrni feedback nga rivali juaj

“Unë dikur kisha një koleg që dukej se nuk pajtohej me gjithçka që propozoja. As unë nuk impersionohesha me shumicën e ideve të tij. Atje ishim të barabartë dhe të dy u vlerësuam shumë brenda organizatës sonë. Një ditë kuptova se sjellja e tij ndaj ideve të mia ishte një mënyrë e shkëlqyer për të fituar qartësi. Ne të dy iu drejtuam grupeve të ndryshme të interesit. Nëse i kam sjellë atij një ide dhe ai e urrente atë, do të thotë se ‘grupi im’ ndoshta do ta donte këtë. Ky reagim “negativ” u bë një nga udhëzimet më të dobishme që mora dhe më shtyu të bëja një punë edhe më të mirë.”

– Margaret Meloni, Ph.D., autore, Long Beach, CA

Lexoni: Bëj një sipërmarrje inovative!

Mos harroni të kujdeseni për veten tuaj

“Vetëkujdesja ndihmon produktivitetin më shumë se sa mendoni. Rivalja ime më mësoi se kujdesi për veten nuk është diçka egoiste, në fakt më ka ndihmuar të bëhem punonjës më i mirë. Unë nuk jam më aq i lodhur apo i irrituar që kur arrita të marr më shumë kohë nga puna për veten time. Unë jam në gjendje të ndihmoj më shumë njerëz kur ndihem i kënaqur dhe i rifreskuar.”

– Brandi Lewis, këshilltar profesional i liçencuar, Charlotte, NC

burimi: thriveglobal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0