Një ftesë për në Chocoland - Business Magazine Albania

Një ftesë për në Chocoland

Chocoland

Së shpejti CHOCOLAND 2022 në Shqipëri (Fier)!

Një panair me përmasa ndërkombëtare që do të mbledhë në Fier lidera të industrisë së çokollatës dhe ëmbëlsirave nga Gjermania, Hollanda, Franca, Italia, Kroacia, Zvicra etj.
Choco Land Fair është eventi i parë kombëtar që nis të ndërtojë historinë e çokollatës në Shqipëri, duke e ndërthurur me promovimin e kulturës dhe traditës.

Cdo sipërmarrës i kësaj industrie apo i lidhur me të është i ftuar të marrë pjesë në këtë event duke kontaktuar.

Një superpanair që do të joshë interesin e të gjitha moshave dhe një mundësi për bizneset shqiptare që duan të futen në zinxhirin e furnizimit me çokollatë të një cilësisë së lartë.
Nëse kishit menduar se do kalonit një Tetor të zymtë e të mërzitshëm, e keni gabim.

Plot ëmbëlsi, argëtim dhe aktivitete ndërkulturore janë parashikuar për tre ditët që do të vënë në lëvizje qytetin e Fierit në datat 13,14 dhe 15 tetor.

“Chocoland” mban emri panairi i vitit, i cili do të përflitet shumë, si një nga panairet që i ka munguar vendit tonë.

Prodhuesit dhe krijuesit e çokollatës, pastiçerive dhe kafesë vendase dhe ato të huaja, do të bëhen bashkë përgjatë tre ditëve për të ofruar një përvojë të jashtëzakonshme të shkëmbimit të kulturave të tyre të biznesit dhe punës.

Po ashtu, i priviligjuar në këtë mes do të jetë padyshim publiku, i cili do të shijojë përgjatë ditëve të Chocoland, jo vetëm produktet e mrekullueshme e të ëmbla të pjesëmarrësve, por edhe aktivitetet e ndryshme që do të zhvillohen, si workshops, proceset e krijimit të çokollatës, etj.

Nqs po mendoni të jeni një nga vizitorët, do t’ju sugjeronim të provonit shotsat me çokollatë e po ashtu koktejlet e çokollatës, që padyshim do të jetë një përvojë e paharruar për shijen tuaj.

Mësuesja e Shkollës së Çokollatës, Angela De Luca do të prezantojë seminare praktike të drejtuara dhe shfaqje gatimi për 3 ditët e panairit të çokollatës së Fierit, për të gjithë pjesëmarrësit e interesuar. Për më shumë detaje, ju ngelet vetëm të merrni pjesë e t’i zbuloni.

E nëse je një biznes i fushës dhe po lexon këtë, ja disa arsye pse duhet të jesh pjesëmarrës në një nga stendat e panairit:

  • Ju hap rrugën e mundësinë për të marrë pjesë në panaire të ngjashme në mbarë botën.
  • Takoni dhe bashkëpunoni me biznese të ngjashme me tuajat.
  • Bëni shitje të shumta drejtpërdrejta me klientë të rinj.
  • Mësoni metoda të reja të punës gjatë gjithë aktivitetit.
  • Ju mund të jeni pjesë e seminareve të ndryshme që do të mbahen në Shqipëri në të ardhmen.

Me prezencën e Presidentit Scivoletto gjithashtu si President i Konsorciumi i çokollatës Modica IGP; Profesor Grazia Dormiente si President i komitetit shkencor të The Chocolate Way, promovues i çokollatës si një atraksion kulturor dhe turistik për Evropën dhe si kujtim historik i çokollatës Modica IGP; skulptor TCË për skulpturë me çokollatë për t’i dhënë administratës së Fierit pajisje dhe lëndë të para.

Lexo: Më shumë folës i bashkohen AllWeb Albania. Njihuni me ta!

Për kureshtarët, ndiqni linqet më poshtë për të parë si është zhvilluar panairi i çokollatës në shtete të ndryshme të botës.

Nëse doni të bëheni pjesë e kësaj mundësie, ju mund të kontakton

chocoland.al

Insta: chocolandalbania

Fb: Chocoland-Albania

Email: info@chocoland.al

Mob: 00355696003676/ 00355695657284

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0