Një erë e re për ALBtelecom, Bilgen Aldan gruaja e parë në krye të kompanisë - Business Magazine Albania

Një erë e re për ALBtelecom, Bilgen Aldan gruaja e parë në krye të kompanisë

Emërimi i Bilgen Aldan, sipërmarrëses së spikatur turke sinjalizon zgjerim dhe modernizim për ALBtelecom

ALBtelecom ka emëruar Znj. Bilgen Aldan, një sipërmarrëse të spikatur turke, në postin e Drejtores së Përgjithshme të kompanisë. Emërimi i Znj. Aldan në këtë pozicion sinjalizon angazhimin e kompanisë për zgjerim të mëtejshëm, zhvillim dhe modernizim në industrinë e telekomunikacionit.

Znj. Aldan i bashkohet kompanisë ALBtelecom, pas një përvoje në industri të tilla si: telekomunikacion, bankë dhe media digjitale në Turqi.

Digjitalizimi është një prej dimensioneve karakterizues të karrierës së Znj. Aldan. Gjatë punës së saj, ajo ka drejtuar dhe zbatuar strategji të suksesshme, veçanërisht duke ofruar risi dhe produkte digjitale, moderne në treg.

Megjithë moshën e saj të re, Znj. Aldan ka një karrierë tepër të pasur në pozicione drejtuese, ku përfshihen ai i Drejtores Ekzekutive dhe Anëtares së Bordit në disa kompani. Ajo është një sipërmarrëse e re, shumë e njohur në Turqi dhe ka fituar disa çmime, mes të cilëve çmimet : 50 Sipërmarrëset më të suksesshme nga Fortune Turqi, për vitin 2020 (Fortune Turkey Top 50 Business Woman, 2020), Lideret Digjitale nga Kompania Fast  për vitin 2020 (Fast Company Digital Leaders, 2020)  dhe  40 Sipërmarrëset më të suksesshme nën moshën 40 për vitin 2020 (Turcomoney Top 40 Business Women Under 40, 2020).

Jam e nderuar që i bashkohem ALBtelecom, për të çuar përpara rrugëtimin e kësaj kompanie në këto kohë sfiduese për të gjithë .” – u shpreh Znj. Aldan – “Synojmë të rrisim investimet dhe të orientojmë të gjithë shërbimet tona drejt digjitalizimit të plotë, duke mundësuar që shërbimet tona të jenë një përvojë sa më e thjeshtë për çdo konsumator në vend.”  

Emërimi i Znj. Aldan është historik për ALBtelecom dhe gjithë industrinë e telekomunikacionit, duke qenë se ajo është gruaja e parë në pozicionin e drejtorit të përgjithshëm. Kompania ruan me krenari një histori frymëzuese sa i takon barazisë gjinore dhe promovimit të grave dhe vajzave. Rrjedhimisht, emërimi i fundit i Znj. Aldan, në nivelin më të lartë menaxhues konfirmon edhe një herë këtë qasje dhe vendos një standard të ri, për të gjithë biznesin në Shqipëri.

Lexo: ALBtelecom vjen me një paketë dedikuar grupmoshës së pensionistëve!

Stafi ALBtelecom është entuziast mbi këtë zhvillim të ri, duke e konsideruar atë një motivim shtesë për të vazhduar progresin e bërë në modernizimin e mëtejshëm të infrastrukturës sonë, rritjen e investimeve dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për të gjithë shqiptarët në mbarë vendin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0