ALBtelecom vjen me një paketë dedikuar grupmoshës së pensionistëve! - Business Magazine Albania

ALBtelecom vjen me një paketë dedikuar grupmoshës së pensionistëve!

ALBtelecom

Një nga kategoritë më të ndikuara nga risqet dhe vështirësitë e vitit të shkuar ishte mosha e tretë,  prindërit apo gjyshërit tanë. Ata ishin të parët që ndjenë nevojën e komunikimit të shtuar për të plotësuar qoftë edhe nevojat bazë ditore. Shërbimet e kompanive të telekomunikacionit ishin thelbësore që ata të qëndronin në kontakt me të dashurit e tyre brenda dhe jashtë vendit.

Këtë vit, reagimet e para ndaj këtyre nevojave vijnë nga kompania ALBtelecom, e cila ka vendosur të jetë sa më pranë kësaj grupmoshe, duke ofruar një paketë të plotë komunikimi,me çmimin më të përshtatshëm.

Kjo ofertë vjen për vetëm 1000 lekë në muaj, ku përfshihet një Smartphone General Mobile 8 GO me menunë aq shumë të kërkuar, në gjuhën shqipe dhe një manual me këshilla praktike për këtë moshë. Në këtë paketë pasqyrohet dhe nevoja e shtuar për komunikim, duke vënë në dispozicion, brenda çmimit, 500 minuta kombëtare, 2000 minuta drejt ALBtelecom fiks dhe 150 SMS kombëtare.

Kufizimet në aktivitetet tona ditore shtuan për të gjithë domosdoshmërinë për të qëndruar të lidhur përmes teknologjisë. Prindërit e gjyshërit tanë veçanërisht zbuluan mundësi të reja në rrjet, të cilat jo rrallë herë ishin dritaret e preferuara për të kaluar cilësisht kohën. Nisur nga kjo domosdoshmëri, ALBtelecom ka përfshirë edhe 6GB internet çdo muaj në paketën e tyre të komunikimit.

Lexo: ALBtelecom mbështet 3 finalistë të Sfida IDEA

Një dimension i rëndësishëm i nevojave të moshës së tretë është edhe kujdesi ndaj shëndetit. Prandaj ALBtelecom ka menduar të jetë sa më pranë kësaj moshe përmes  rrjetit të tij të gjerë të bashkëpunëtorëve dhe partnerëve, e konkretisht në platformën ALBtelecom Special mundësohet edhe ulje për shpezimet e kryera në rrjetin e farmacive “Ditë e Natë”, shërbime në spitale apo klinika dentare.

Me risitë dhe produktet e dedikuara, përshtatur me profilin e çdo klienti, ALBtelecom edhe një herë ka sfiduar mënyrën konvencionale të ofertave, duke mundësuar atë çka kanë nevojë dhe presin shqiptarët, kërkesën për më shumë internet me çmime të favorshme, në mënyrë sa më të thjeshtë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0