ALBtelecom mbështet 3 finalistë të Sfida IDEA - Business Magazine Albania

ALBtelecom mbështet 3 finalistë të Sfida IDEA

ALBtelecom
~5 minuta lexim

Për të dytin vit radhazi ALBtelecom mbështet tre finalistë të kompeticionit më të madh të start-ups në vendin tonë Sfida IDEA, ideuar dhe mbështetur nga GIZ.

Projekti IDEA është finalizuar me prezantimet e 16 finalistëve për vitin 2020, përzgjedhur mes 450 aplikantëve, për konkursin e planeve të biznesit. Aplikimi ishte i vlefshëm për individë me ide biznesi apo biznese që kanë 3 vjet që operojnë në treg dhe kanë synim një zgjerim të mëtejshëm të nismës së tyre. Pas një përvoje intensive disa mujore, IDEA 2020 shpalli fituesit, të cilët u vlerësuan për ofrimin e ideve më inovative dhe të qëndrueshme të biznesit.

Juria që shpalli fituesit përbëhej nga përfaqësues të sektorit privat, me eksperiencë në drejtim dhe menaxhim, konkretisht Z. Indrit Daci drejtues i ALBtelecom, Znj.Rafaela Rica themeluese e Iceberg Communication, Z. Bledar Mankollari drejtues i Dhomës Gjermane të Tregtisë DIHA dhe znj. Antolena Hako drejtuese e Dhomës Ekonomike të Gruas.

ALBtelecom mbështeti tre prej finalistëve duke iu dhuruar smartphone dhe internet falas për një vit. “Jemi të kënaqur të mbështesim fitues në fushën e arsimit, komunikimit digjital dhe turizmit, në kohë mjaft të vështira për të tre këto sektorë për shkak të situatës së pandemisë, dhe të kontribuojmë për lehtësimin e veprimtarisë së tyre përmes ofrimit të shërbimit tonë të internetit.” – tha z. Daci, drejtues i ALBtelecom, duke shtuar se mbetet interesante edhe shpërndarja e fituesve në disa rajone të vendit.

“Mbetemi të angazhuar të mbështesim nismat e bizneseve të reja si ALBtelecom. Ndërkohë lidhur me fituesit zotohemi të kontribuojmë më tej në rritjen e këtyre bizneseve, përmes konsulencës probono nga ana e skuadrës sonë të Zhvillimit të Biznesit, që do të konsistojë në mbështetje lidhur me ide zhvillimi apo përmirësime të planeve të biznesit” – përfundoi Z. Daci.

Ja cilët janë 3 fituesit e ideve më të mira të biznesit nga ALBtelecom:

Ornold Bazaj prezantohet me kompaninë “Reality Escapers Albania” (Operator turistik, paketa turistike, Info point për turistë të huaj e vendas).

Ornoldi prej 3 vitesh ushtron rolin e guidës turistike në sportet outdoor, dhe turet kulturore, certifikuar pranë DRFP Vlorë, me eksperiencë të gjatë pune në sektorin privat, në fushën e shërbimit dhe hotelerisë dhe në projektin Smile Albania – të Ministrisë së Turizmit në vitin 2018. Njohja e tregut përbën për të avantazhin kryesor për nje ecuri të mirë në biznesin Tur Operator. Ai na tregon se nga kërkimet e bëra, duket se në Qarkun e Vlorës ka pak operatorë turistikë dhe agjenci udhëtimi. Ornoldi synon ta zgjerojë aktivitetin, më gjerë se qarku i Vlorës.

Endri Nasufi, Krismando Bisha dhe Mersin Gogla me kompaninë “Concept Marketing Albania”

Shërbime në fushën e marketingut digjital, ky është biznesi që djemtë kanë hapur që prej marsit 2019.  Secili prej tyre ka përfituar nga eksperiencat e mëparshme në fusha të ndryshme të marketingut digjital, duke u bërë pjesë në kompani dizajni apo marketingu, në departamentet e marketingut të kompanive të ndryshme, apo dhe si freelancer me klientë nga vende të ndryshme. Ata janë të fokusuar në Tiranë, me vizionin për ta zgjeruar tregun në rajon dhe më gjerë.

Lexo: ALBtelecom ofron internet falas për një nga fituesit e konkursit “Hajde n’Shqipni”

Ilirjana Dida me “KEA” Center është fituesja e tretë dhe prezantohet me idenë e ofrimit të shërbime në fushën e mësimdhënies për fëmijët, pas shkolle, në qytetin e Peshkopisë. Ajo synon ta hapi qendrën e saj në dhjetor të këtij viti. Ajo prej 6 vitesh është mësuese prej dhe nga ka eksperiencën e vullnetin për të hapur dhe menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme një biznes në bazë të të cilit është arsimimi dhe edukimi. KREATIVITET, EDUKIM, ARGËTIM nga të cilat  ka marrë emrin  dhe qendra KEA do të jetë një qendër multifunksionale për fëmijët nga parashkollori deri në klasë të V-të, ku do të ofrohen kurse pikture dhe kërcimi, pajisur edhe një kënd lojrash që fëmijët të argëtohen.

Sfida IDEA mbetet një nismë popullore dhe e vlerësuar për mbështetjen e bizneseve të reja. Përveç granteve, trajnimet kanë rezultuar mjaft të vlefshme për pjesëmarrësit. Një ndër praktikat më të mira ndërkombëtare CEFE për trajnimin e sipërmarrjes ofron zhvillim intensiv të aftësive duke kombinuar trajnimin, coaching/këshillim dhe mentorim.

ALBtelecom mbetet i angazhuar intensivisht në mbështetjen e bizneseve të reja, inovative sidomos në fushën e teknologjisë dhe ku përfshihen të rinjtë. SuperGeneration zhvilluar gjatë vitit të kaluar është kompeticioni që mban firmën e ALBtelecom dhe ka shpërndarë grante për fituesit, duke tërhequr vëmendjen e start-ups dhe talenteve në fushën e teknologjisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Kurrë mos ndalo së mësuari, sepse jeta nuk ndalon së të mësuari.”
— Brian Tracy
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0