Lexoni: Facebook pranon se i gjurmon njerëzit në internet, duke parë çfarë ata kërkojnë
Duke i zmadhuar fotot, Sato ishte në gjendje të dallonte detaje që tregonin se cilin stacion të trenit frekuentonte viktima. Duke i analizuar këto pamje përmes Google Street View, ai gjeti stacionin dhe ndoqi viktimën e tij, tha policia.
Sato, i cili u arrestua të martën, gjithashtu i tha policisë se ai studioi detaje të apartamentit të saj, siç ishte vendosja e perdeve dhe drejtimi i dritës natyrale që hynte në dritare, për të kuptuar se në cilën ndërtesë jetonte ajo.
Pak para mesnatës së 1 shtatorit, ai dyshohet se sulmoi dhe ngacmoi gruan kur ajo hyri në ndërtesën e saj. Ai iku, por më vonë u identifikua nga pamjet e kamerave të sigurisë.
“Njerëzit duhet të jenë plotësisht të vetëdijshëm se postimi i fotove dhe videove në rrjetet sociale rrezikon ekspozimin e të dhënave personale,” tha një hetues për gazetën e përditshme japoneze Sankei Shimbun.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto