Një bankë nga Shqipëria së shpejti hapet edhe në Kosovë

Një bankë nga Shqipëria së shpejti hapet edhe në Kosovë


Aktualisht në tregun e Kosovës operojnë 10 banka të ndryshme tregtare, por numri i tyre pritet të rritet.

Banka Qendrore e Kosovës ka deklaruar se është duke shqyrtuar një kërkesë për hapjen e një banke të re.

Zyrtari për media në BQK, Kushtrim Ahmeti, ka treguar për Monitor.al se komisioni është duke e shqyrtuar aplikacionin për liçensimin e një banke.

“BQK është në proces të shqyrtimit të një aplikacioni për liçensim bankar”.

Në BQK thonë se pasi të bëhet shqyrtimi i aplikacionit, në tregun e Kosovë mund të hyjë banka nga Shqipëria “Credins”.

“Mund t’ju konfirmoj që tregu bankar në Kosovë vazhdon të jetë atraktiv për bankat e reja që duan të nisin punën në vendin tonë. Sa i përket Bankës Credins, ajo ka dorëzuar aplikacionin zyrtar në BQK dhe aplikacioni është duke u shqyrtuar”.

Ahmeti ka treguar se BQK-ja në zbatim të përgjegjësive ligjore si autoritet liçensues i institucioneve financiare në vend, angazhohet në rregullimin e hyrjes në treg të investitorëve potencialë.

“BQK-ja, në zbatim të përgjegjësive ligjore si autoritet liçensues i institucioneve financiare në vend, angazhohet në rregullimin e hyrjes në treg të investitorëve potencialë, duke përcaktuar kritere për liçesnimin e institucioneve, që posedojnë kapital të mjaftueshëm për mbështetjen e aktiviteteve të parapara, që prezantojnë përgatitjet e duhura për vlerësimin dhe monitorimin e rrezikut, politika dhe procedura adekuate për kontrollin e tij, si dhe administratorë me nivel të lartë kualifikimi, profesionalizmi dhe etike”.

Banka “Credins” është e banka e tretë më e madhe në Shqipëri.

Për hapjen e saj në Kosovë kohë më parë kishte folur edhe Maltin Korkuti, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës, duke thënë se “pas 16 viteve eksperience në tregun shqiptar, Credins Bank ka vendosur të ndërmarrë një tjetër sfidë, duke e shtrirë aktivitetin edhe në Kosovë”.

Në Kosovë sot operojnë 10 banka komerciale dhe përbëjnë 67.5% të aseteve totale të sektorit financiar.

Produktet dhe shërbimet e tyre përfshijnë llogaritë bankare, kreditë, pagesa vendore dhe ndërkombëtare, kartela bankare, garancione bankare, letër kredi, e-banking.

Qasja në shërbimet e këtyre bankave mundësohet përmes aktualisht 223 degëve dhe nëndegëve, 500 ATM-ve dhe 12,303​ POS dhe 228.745 llogarive e-banking.

Aktiviteti i tyre dominohet nga kreditë, afati i maturimit të të cilave mund të jetë deri në 15 vjet, varësisht nga lloji i kredisë.

Totali i kredive është 2,489 milionë euro, kreditë për ndërmarrjet janë 36.27% ndërsa kreditë për individë 63.51%. Pjesa më e madhe e këtyre kredive absorbohet nga ndërmarrjet e sektorit të tregtisë (50,3%% e kredive të ndërmarrjeve), përderisa sektori i industrisë (përfshirë minierat, prodhimtarinë, energjinë dhe ndërtimtarinë) ka 24.27% të gjithsej kredive të ndërmarrjeve. Sektori i bujqësisë aktualisht përbën 3.87% të gjithsej kredive për ndërmarrje.

Bankat komerciale në Kosovë kanë strukturë të ndryshme aksionare. Tetë prej tyre janë banka me kapital të huaj dhe dy me kapital vendor.

Monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0