Nis bashkëpunimi midis Business Magazine dhe TechSot.al

Business Magazine dhe TechSot.al


Revista online e sipërmarrjes dhe biznesit shqiptar Business Magazine ka filluar bashkëpunimin me TechSot.al, një portal dedikuar  tërësisht teknologjisë.

TechSot.al është një portal inovativ që sjell lajmet më të reja nga bota e teknologjisë dhe analiza të holla për këtë fushë. Së fundi kjo faqe ka filluar të jetë mjaft popullore në komunitetin e teknologëve shqiptarë.

Ne si Business Magazine menduam për një bashkëpunim sa më të ngushtë me TechSot, pasi e shohim shumë të arsyeshme përditësimin me të rejat më të fundit nga teknologjia, për lexuesit tanë. Në epokën e Startup-eve nuk mund të konceptohet një biznes pa mbështetjen e teknologjisë.

Ashtu siç biznesi dhe teknologjia kanë një rrugë të gjatë përpara, ne urojmë një bashkëpunim sa më të frytshëm  ndërmejt këtyre dy portaleve inovative.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0