Nike ridizenjon aplikacionin por... - Business Magazine Albania

Nike ridizenjon aplikacionin por…

~3 minuta lexim


Prej disa vitesh, aplikacioni Nike + Running ka qenë një shkarkim thelbësor dhe ‘shoqëri’ për miliona njerëz duke u përpjekur për të mbajtur trupin në formë dhe për të përmirësuar shëndetin e tyre. Ajo ka midis 10 – 50 milion instalime në Google Play, dhe shumë më shumë se kaq shkarkime në iOS.

Por kohët e fundit (dhe shumë rastësisht), Nike ka vendosur të rrezikojë dhe të riparojë një aplikacion jashtëzakonisht popullor për smartphone nga e para. Ajo që quhet tani Nike + Run Club dhe në fakt përshtypja e parë le të themi se nuk ka qenë shumë pozitive deri tani, raporton TechSot.Al.

Pavarësisht nga motoja se versioni i ri është bërë “për vrapues, nga vrapues,” shumë përdorues të vjetër të Nike + nuk kanë reaguar mirë ndaj risisë së lançuar nga Nike. Si rezultat i kësaj, aplikacioni i ri Nike + Run Club ka rënë në 2 yje në ‘review’ midis përdoruesve të iPhone; kjo është në fakt nga rankimi 1.5 yje që mori menjëherë pas ridizenjimit.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse doni që fëmijët tuaj t’ia dalin, shpenzoni dyfish kohë me ta”
— Abigail Van Buren
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0