Nike do të dhurojë 30 mijë palë këpucë për punonjësit e shëndetësisë

Nike do të dhurojë 30 mijë palë këpucë për punonjësit e shëndetësisë

Nike

Nike do të dhurojë 30,000 palë këpucë – të dizajnuara posaçërisht për punonjësit e kujdesit shëndetësor, që punojnë për sistemet shëndetësore dhe spitalet nëpër qytete të ndryshme në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

Air Zoom Pulse, që u lançuan në nëntor 2019, janë “këpucët e para të kompanisë të dizajnuara për atletët e kujdesit shëndetësor, për heronjtë e përditshëm”, tha Nike në njoftimin e saj zyrtar.

Nike

Kompania shkoi në spitalin e fëmijëve OHSU Doernbecher në Portland, Oregon, për të studiuarnga afër punonjësit e shëndetësisë. Ata morën parasysh sfidat e atyre që ishin në punë – përfshirë orët e gjata në këmbë, djersitjet dhe rehatinë e nevojshme për turne të gjata.

Nike (NKE) në partneritet me Good360, një organizatë jo-fitimprurëse e specializuar në shpërndarjen efikase të dhurimeve të produkteve, do të ndihmojë në shpërndarjen e këpucëve tek punonjësit në Çikago, Los Anxhelos, Memfis, Neë York City dhe brenda Administratës Shëndetësore të Veteranëve, sipas Nike .

Kompania tha se punonjësit e kujdesit shëndetësor në New York City dhe Los Angeles do të marrin gjithashtu rreth 95,000 palë çorape futbolli që ofrojnë rehati.

“Përpjekja udhëhiqet nga mesazhe mirënjohjeje për profesionistët e kujdesit shëndetësor,” tha Nike në njoftimin për shtyp. “Nga një atlet në tjetrin, atletët e Nike njohin aftësinë fizike dhe mendore të ‘sportistëve’ të kujdesit shëndetësor.”

Lexoni: Michelle Obama organizon online mbrëmjen e maturës

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio shkroi në Tëitter vlerësimin e tij për kompaninë e veshjeve sportive.

“Faleminderit shumë për mbështetjen e heronjve tanë të kujdesit shëndetësor,” shkroi ai.

Spitalet në të gjithë Evropën, përfshirë vende si: Barcelona, ​​Berlini, Londra, Milano, Parisi dhe Belgjika, do të marrin një shtesë prej 2.500 palë këpucësh, lajmëroi Nike.

Më shumë se 3.5 milionë raste me koronavirus dhe të paktën 251,000 vdekje, janë regjistruar në të gjithë botën, sipas universitetit Johns Hopkins.

Dhurimi i Nike vjen pasi punonjësit e kujdesit shëndetësor vazhdojnë të ndihmojnë në luftimin e pandemisë së koronavirusit, shpesh duke e vënë veten në rrezik. Shumë prej tyre po kurojnë pacientët pa pasur pajisjet e duhura.

Nike tha se disa ekipe të saj u mblodhën për të ndihmuar në krijimin dhe dhurimin e mburojave të fytyrës, lenteve të frymëmarrjes dhe pastruesve të ajrit (PAPR), për të ndihmuar në mbrojtjen e punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Deri më tani, Nike dhe Fondacioni Nike kanë investuar më shumë se 25 milionë dollarë në përpjekjet për të ndihmuar luftën kundër COVID-19, sipas kompanisë.

CNN Business

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0