Nike aktivizon JUST DO IT - Business Magazine Albania

Nike aktivizon JUST DO IT


Formula “Just Do It” ka ndihmuar për të ndërtuar një markë shumë të njohur dhe të suksesshme. Strategjia kryesore për të ndërtuar këtë markë, ka qenë pajisja me atlete profesionale e sportistëve elitarë dhe reklamimi i tyre me video ngacmuese. Kjo fushatë marketingu ka qenë shumë frymëzuese për njerëzit. Ata e kanë ndjerë fuqinë e alëve “Just Do It.” Konsumatorët, tashmë po përqafojnë gjithmonë e më shumë një gamë të larmishme të ofertave dixhitale.

Për t’iu përgjigjur këtij trendi të kohës, Nike po përpiqet t’i pajisë klientët e saj me një aplikacion që i plotëson kërkesat e tyre më së miri. “Tani njerëzit thonë, unë do ta bëj atë që kam nisur, por puna e NIKE është të na bëjë të mos mjaftohemi vetëm duke thënë “Just Do It”, por të na ofrojë një shërbim që ndihmon që ta bëjmë diçka, ” tha Stefan Orlander. Me bizneset që po rriten shpejt siç janë Uber dhe Airbnb, konsumatorët po presin që çdo kompani të zhvillojë aplikacionet e veta.

“Pritshmëritë tona rriten çdo ditë,” deklaroi Olander. “Nëse përdor aplikacionin Nike është mirë sepse marr informacion, kur të vrapoj më shpejt dhe kur më ngadalë.” “Në fund të ditës, të qenit në pëllëmbë të dorës së shumë njerëzve dhe krijimi i një lidhjeje të drejpërdrejtë me çdo sportist në botë është mjeti më i fuqishëm i marketingut që është në treg.” Duke u përshtatur me mentalitetin e një ofruesi shërbimesh, prodhuesi i atleteve mund të sjellë “inovacion dhe frymëzim tek çdo sportist në botë,” raportoi Olander.

“Gjatë gjithë ekzistencës sonë, ne jemi përqëndruar të bëhemi kompania më e mirë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë,” shtoi ai. “Është shumë interesante kur mendojmë për veten tonë si një kompani shërbimesh – jo thjesht prodhues – për të ndihmuar njerezit të rrisin rendimentin e tyre në atë që bëjnë.”

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen 15 të numrit 9 të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0