Ngjarjet kryesore që po ndodhin në teknologji, të cilat duhet t’i dini! - Business Magazine Albania

Ngjarjet kryesore që po ndodhin në teknologji, të cilat duhet t’i dini!

teknologji

Gjithmonë flasim me sa hapa galopantë lëviz teknologjia dhe me ardhjen e një muaji të ri, kanë ndodhur kaq shumë ndryshime në botën e teknologjisë, duke filluar nga CEO i ri i Salesforce e deri tek skepticizmi i Wall Street për CEO-n e ri të Twitter. 

1. Bret Taylor është emëruar co-CEO i Salesforce 

Taylor, shefi operativ i kompanisë, është emëruar si co-CEO i kompanisë dhe nënkryetar i bordit të saj. Ai do të shërbejë së bashku me shefin aktual ekzekutiv të kompanisë, Marc Benioff.

Kjo ka qenë një javë e rëndësishme për Bret Taylor. Të hënën, ai u emërua kryetar i bordit të Twitter, një pozicion për të cilin ra dakord pas largimit të Jack Dorsey.

Taylor ka krijuar reputacionin e tij në industri; fillimisht me punën e tij tek Google dhe Facebook, dhe së fundmi për udhëheqjen e tij në Salesforce, ku prej kohësh ai konsiderohet si pasardhësi i mundshëm i Benioff. 

2. Meta është urdhëruar të shesë Giphy. Meta, dikur Facebook, bleu bazën e të dhënave Giphy për 400 milionë dollarë në maj të vitit 2020. Tani, mbikëqyrësi kryesor antitrust i Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur që marrëveshja mund të dëmtojë përdoruesit e mediave sociale duke marrë kështu vendimin që Meta duhet të shesë Giphy. 

3. Wall Street duket se është skeptik me CEO-n e ri të Twitter, Parag Agrawal. Ish-CTO dhe veterani i Twitter, Agrawal mori në dorë frenat e kompanisë, por kritikët e Wall Street mendojnë se ai nuk është personi i duhur për të sjellë ndryshimin për të cilin kompania ka nevojë tani. Twitter tanimë ka objektiva mjaft ambicioze mbi shitjet dhe përdoruesit e platformës dhe kritikët e Wall Street nuk janë të bindur se emërimi i Agrawal është lëvizja e duhur për ta arritur këtë. 

Lexoni: Blerja e Giphy nga Facebook, Autoriteti i Konkurencës nis hetimin

4. Elizabeth Holmes thotë se ish i dashuri i saj dhe ish-COO i Theranos ka abuzuar fizikisht dhe emocionalisht me të. Gjatë seancës së saj gjyqësore, themeluesja e Theranos dëshmoi se Sunny Balwani kishte kontroll të plotë mbi jetën e saj duke filluar nga ajo çka duhet të hante e deri tek oraret e saj dhe kur takonte familjen. 

5. Kreu i kriptove të kompanisë Meta po largohet nga kjo kompani. David Marcus ka drejtuar dy projekte ambicioze të kriptos në Meta të cilat dështuan pas shqyrtimit nga ligjvënësit dhe rregullatorët. Ai do të largohet nga kompania deri në fund të vitit.

6. Punonjësit e Google që zhvendosen nga Silicon Valley dhe New York City do të përballen me ulje page. Punonjësit mund të kërkojnë të ndryshojnë zyrat ose të punojnë në distancë, por me një kusht: ata që lëvizin diku me kosto më të ulët jetese do të kenë një ulje page deri në 25%.

7. Twitter po ndalon përdoruesit të postojnë foto ose video të njerëzve pa lejen e tyre. Nëse subjekti raporton se dikush ka postuar foto ose video pa lejen e tyre, Twitter thotë se do ta heqë atë postim. 

8. Elon Musk ka paralajmëruar se SpaceX përballet me “rrezikun e falimentimit”. CEO i SpaceX u tha punonjësve në një njoftim se kompania është në rrezik të një krize falimentimi nëse nuk do të bëjë progres me punën e saj me motorrët e Starship.

9. Një ngastër toke virtuale sapo u shit për 4.3 milionë dollarë në metaverse. Republic Realm bleu tokë në The Sandbox metaverse, duke treguar kështu interesin në rritje për pronat në metaverse.

/Business Insider 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0