Nga teoria në praktikë: Alumil Albania dhe partneriteti me universitetet - Business Magazine Albania

Nga teoria në praktikë: Alumil Albania dhe partneriteti me universitetet

Nga teoria në praktikë: Alumil Albania dhe partneriteti me universitetet

Alumil Albania dëshmon angazhimin e saj të vazhdueshëm ndaj arsimit të lartë dhe zhvillimit profesional të brezave të rinj. Ky angazhim pasqyron vizionin afatgjatë të kompanisë për ndërtimin e një ure të fortë ndërmjet dijes akademike dhe praktikës industriale, duke kontribuar drejtpërdrejt në përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, studentë nga degët e Inxhinierisë dhe Arkitekturës të Universitetit Epoka dhe Universitetit Metropolitan zhvilluan vizita studimore në showroom-in dhe ambientet e prodhimit të Alumil Albania, duke u njohur nga afër me proceset, teknologjinë dhe standardet e kompanisë.

Vizita u hap me një fjalim mirëseardhjeje nga Menaxheri i Përgjithshëm i Alumil Albania, Z. Georgios Batsakis, i cili përshëndeti studentët dhe shprehu vlerësimin e tij për interesin e treguar ndaj fushave të inxhinierisë dhe arkitekturës. Në fjalën e tij, Z. Batsakis theksoi rëndësinë e investimit tek brezat e rinj si një faktor kyç për zhvillimin afatgjatë të industrisë, duke nënvizuar se inovacioni, cilësia dhe qëndrueshmëria ndërtohen mbi dije, përkushtim dhe bashkëpunim. Ai i inkurajoi studentët ta shohin praktikën profesionale si një hap thelbësor në formimin e tyre dhe i ftoi, pse jo, që në të ardhmen të bëhen pjesë e familjes së madhe Alumil Albania.

Lexo edhe: Guvernatori Sejko takim me gazetarë, analistë dhe drejtues të medias, gjatë aktivitetit ”Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2025”

Pas fjalimit të mirëseardhjes, vizita vijoi në showroom, ku studentët u njohën në mënyrë të detajuar me sistemet arkitektonike të Alumil. Arkitekti i kompanisë prezantoi karakteristikat teknike, performancën dhe aplikimet praktike të këtyre sistemeve në projekte bashkëkohore, duke ndihmuar studentët të kuptojnë më qartë ndërthurjen mes dizajnit, funksionalitetit dhe teknologjisë në ndërtimet moderne.

Turi vijoi në ambientet e fabrikës së Alumil Albania, ku studentët u shoqëruan nga menaxheri i prodhimit dhe ai i cilësisë, për të ndjekur nga afër çdo fazë të procesit industrial. Gjatë kësaj eksperience praktike, ata patën mundësinë të njihen në mënyrë të detajuar me të gjithë ciklin e përpunimit të aluminit, duke nisur nga lingotat, lënda e parë e ardhur nga Greqia, procesi i shkrirjes, formësimi përmes matricave që i japin jetë profileve, fazat e avancuara të lyerjes dhe bashkimit të tyre,akesesorët, paketimi e deri në përftimin te produktit final të gatshëm për treg.

Ky udhëtim në zemër të prodhimit u mundësoi studentëve të kuptojnë konkretisht se si dija teorike shndërrohet në produkte reale me standarde të certifikuara sipas standardeve të larta teknike dhe estetike. Kontakti i drejtpërdrejtë me teknologjinë, disiplinën industriale dhe procedurat rigoroze të kontrollit të cilësisë u ofroi atyre një panoramë të plotë mbi përkushtimin e Alumil Albania ndaj ekselencës, inovacionit dhe besueshmërisë.

Kjo përvojë i ndihmoi studentët të krijojnë një pasqyrë të plotë mbi funksionimin e një strukture industriale moderne, ku çdo departament është i ndërlidhur dhe kontribuon në ofrimin e produkteve cilësore dhe të besueshme për klientët.

Përmes këtyre iniciativave, Alumil Albania konfirmon angazhimin e saj për të kontribuar në formimin e profesionistëve të ardhshëm, duke krijuar sinergji të qëndrueshme mes universiteteve dhe industrisë dhe duke mbështetur zhvillimin afatgjatë të sektorit të ndërtimit dhe arkitekturës në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0