Guvernatori Sejko takim me gazetarë, analistë dhe drejtues të medias, gjatë aktivitetit ''Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2025” - Business Magazine Albania

Guvernatori Sejko takim me gazetarë, analistë dhe drejtues të medias, gjatë aktivitetit ”Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2025”

Guvernatori Sejko takim me gazetarë, analistë dhe drejtues të medias, gjatë aktivitetit ''Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2025”

Guvernatori i Banka e Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim të posaçëm me publicistë, analistë ekonomikë, gazetarë dhe përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike në Shqipëri.

Ky aktivitet, tashmë i kthyer në një traditë të konsoliduar të komunikimit institucional, shërbeu si një hapësirë reflektimi dhe diskutimi mbi zhvillimet kryesore ekonomike dhe financiare të vitit që po mbyllet, si edhe mbi rolin e medias në informimin e publikut dhe forcimin e besimit ndaj institucioneve publike.

Në fjalën e tij, Guvernatori Sejko vuri theksin te rëndësia e një komunikimi të qartë, të saktë dhe profesional në një realitet ekonomik dhe financiar gjithnjë e më kompleks. Ai theksoi se bashkëpunimi i vazhdueshëm me median është thelbësor për garantimin e transparencës dhe për rritjen e mirëkuptimit publik mbi politikat dhe vendimmarrjen e bankës qendrore.

“Një komunikim i besueshëm dhe profesional përbën një element kyç për ndërtimin e besimit dhe për funksionimin e një banke qendrore moderne”, u shpreh Guvernatori, duke nënvizuar rolin e pazëvendësueshëm të medias në shpjegimin e politikës monetare dhe zhvillimeve financiare.

Lexo edhe:Njihuni me fituesit e “Business Leaders 2025”

Ai u ndal gjithashtu në ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2025, duke theksuar se ajo ka vijuar të tregojë rritje të qëndrueshme, një treg pune solid dhe nivele të ulëta inflacioni, pavarësisht një mjedisi të jashtëm të pasigurt. Në këtë kontekst, politika monetare e Bankës së Shqipërisë ka qenë e kujdesshme dhe e orientuar drejt ruajtjes së stabilitetit, duke synuar një balancë të qëndrueshme ndërmjet kontrollit të inflacionit dhe mbështetjes së rritjes ekonomike.

“Vendimet tona kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve dhe të bizneseve. Për këtë arsye, transparenca dhe shpjegimi i tyre mbeten një prioritet i vazhdueshëm për Bankën e Shqipërisë”, theksoi Sejko.

Në vijim, Guvernatori iu referua edhe 100-vjetorit të krijimit të Bankës së Shqipërisë, duke e cilësuar këtë përvjetor si një moment me rëndësi historike për institucionin dhe një mundësi reflektimi mbi rolin e bankës qendrore në ndërtimin e shtetit, ruajtjen e stabilitetit financiar dhe forcimin e besimit publik ndër vite.

Ai nënvizoi se ky jubile ka shërbyer edhe si një platformë komunikimi dhe transparence me publikun, duke ndërlidhur trashëgiminë institucionale me sfidat dhe prioritetet e së ardhmes.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua gjithashtu rolit të medias në luftën kundër dezinformimit financiar. Guvernatori e cilësoi median profesionale si një partnere të rëndësishme në rritjen e kulturës ekonomike dhe financiare në vend, duke theksuar se dialogu i hapur dhe kritik me gazetarët dhe analistët forcon llogaridhënien dhe besueshmërinë institucionale – elemente kyçe për stabilitetin ekonomik afatgjatë.

Në përmbyllje të aktivitetit, u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së Çmimit të Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2025, si një shprehje konkrete e angazhimit të Bankës së Shqipërisë për nxitjen e kërkimit shkencor dhe ekselencës akademike.

Këtë vit, në këtë konkurs morën pjesë 38 studentë me punime universitare dhe master, të cilat trajtonin tema me rëndësi për politikëbërjen ekonomike dhe financiare në vend.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0