Nga shitja e rrobave te drejtimi i një kompanie 4.2 milionë dollarëshe

Nga shitja e rrobave te drejtimi i një kompanie 4.2 milionë dollarëshe


Angela Romero erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Cali, i Kolumbisë, në 1997. Ajo e nisi jetën e saj në SHBA duke shitur veshje nga një sirtar shokëve të saj studentë të klasës së administrimit të biznesit. Sot, ajo drejton CentralCloseout.com, një furnizues që përfshin të gjithë llojet e inventarëve të veshjeve. Me 12 punonjës, një sipërfaqe prej 17,000 këmbë katrorë garderobë dhe një klientelë ndërkombëtare. Ajo gjithashtu u rendit në vend të 177-të këtë vit në Inc. 5000, me të ardhura 4.2 milionë dollarë në vit, rreth 2,357% më shumë nga viti 2011. Sipërmarrësja flet në këtë artikull rreth punës me punonjësit dhe sipërmarrjes së saj si femër.

Iu futa biznesit të likuidimeve dhe të shitjeve të veshjeve të lira me një likuidues, i cili nuk e kishte problem që unë nuk flisja rrjedhshëm anglisht. Ne e rritëm kompaninë në mënyrë domethënëse, por në fillimin të 2010-ës ai më pushoi nga puna. Pas disa negocimeve, ai më ofroi një nga domainet që zotëronte si kompensim. Kështu lindi CentralCloseout.com.

Në fillimet e mia, isha e ndrojtur dhe kisha frikë t’u flisja furnitorëve të mi për shkak të anglishtes sime. Dhe me vete thosha, “Oh Zot, ata nuk më marrin seriozisht.” Unë ende e përdor emailin shumë. Nuk kam nevojë të jem perfekte me aftësitë e mia gjuhësore; ajo për të cilën kam nevojë është aftësia e mirë e komunikimit dhe të marr atë që dua. Gjithashtu tentoj të fokusohem në një treg në të cilin ndihem familjar: Amerika e Jugut dhe ajo Qendrore, ku jam e aftë ta flas gjuhën rrjedhshëm dhe i njoh njerëzit pak më mirë. Sot, 95% e biznesit tim e përbëjnë eksportet.

Derisa ne nuk jemi biznesi më i shtrenjtë ose i lirë i likuidimeve, kemi qenë shumë të fokusuar në shërbimin ndaj klientit. Punonjësit e mi janë ata që përbëjnë diferencën në kompaninë time, dhe me kalimin e kohës kam mësuar t’i vlerësoj ata.

Vitin e kaluar ne u shpërngulëm në vendndodhjen e re në një ambjent garderobe shumë më të vogël dhe me më pak shpenzime. Gati sa nuk më zuri paniku kur po shihja shifrat. Ajo që mendova ishte, “Çfarë do të bëjmë tani? Ku do t’i gjej gjithë këto para?” Aty bëra një mbledhje me stafin tim dhe ishte ajo pikë që ndjeva se vërtet e mora kontrollin e situatës në duart e mia. Ua shpjegova të gjithëve shpenzimet e reja dhe që duhet ta ‘shtrëngonim rripin’ dhe të rrisnim shitjet. Që nga ai moment e në vazhdim, isha më e përfshirë me stafin tim dhe prisja më shumë nga të gjithë.

Prapëseprapë, projektimi i vetëbesimit dhe të vlerësosh është një sfidë konstante. Disa furnitorë kanë ngurruar të bashkëpunonin me mua për shkak se jam femër. Kështu kam mësuar të marr një qëndrim më të fortë me furnitorët e mi si rezultat i kësaj. Ju do të ngeleshit të surprizuar po t’ju tregoja se sa furnitorë pëlqejnë që të punojnë me mua për shkak të kësaj. Disa prej tyre janë po ata që refuzuan të punonin me mua.

Gjithashtu jam përpjekur të përdor edhe karakteristikat femërore në avantazhin tim. Për shembull, të qënit mbështetëse dhe një dëgjuese e mirë më kanë ndihmuar shumë në këtë biznes.

Kam zhvilluar marrëdhënie të mira me disa furnitorë, të cilët tani më telefonojnë thjesht për të më përshëndetur ose për të folur rreth problemeve personale që mund të kenë.

Të mbështes të tjerët më ka siguruar marrëveshje të veçanta, të cilat e di që nuk u janë ofruar konkurrentëve të mi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0