Nga Kosova në Los Angelos: Si i riu shqiptar i shpëtoi luftës për të jetuar “Ëndrrën Amerikane” - Business Magazine Albania

Nga Kosova në Los Angelos: Si i riu shqiptar i shpëtoi luftës për të jetuar “Ëndrrën Amerikane”

31-vjeçari Gëzim Gashi po jeton ëndrrën e tij si një sipërmarrës në industrinë e argëtimit në Los Angeles. Ai e përshkruan jetën e tij si “magjepsëse”, por ditët më të hershme të autorit nuk kishin asnjë lidhje me atë që po përjeton sot.

Gashi lindi në Prishtinë, Kosovë, në vitin 1990. Vetëm tre ditë më vonë, parlamenti shpalli pavarësinë nga Serbia, duke shkaktuar një pushtim ushtarak.

Ushtarët serbë sulmuan spitalin ku po qëndronte Gëzimi i porsalindur. U përhapën thashethemet se një gjenocid po ndodhte dhe ushtarët u bënin fëmijëve injeksione për t’i sëmurur – ose më keq. Nënën e tij e zuri paniku kur një infermiere i tha se ushtarët po shkonin drejt katit të tyre dhe kishin bllokuar dyert e spitalit. Pikërisht atëherë ajo thirri të shoqin dhe vëllain e saj dhe u tha të shkonin në spital.

E përballur pa zgjidhje tjetër, nëna e dëshpëruar e hodhi të porsalindurin nga dritarja e katit të dytë në krahët e vëllait të saj. Nëna e tij doli fshehurazi nga spitali disa çaste më vonë për t’u ribashkuar me familjen. Dy vjet më vonë, familja u arratis në Suedi si refugjatë dhe nëna e Gashit u kujdes për ta mbrojtur atë nga e kaluara e tij e zymtë. (Vite më vonë, është e vështirë të dihet saktësisht se çfarë ndodhi brenda spitalit, por deri në vitin 1999, 8,000 shqiptarë të Kosovës ishin vrarë dhe shumë prej tyre janë ende të zhdukur edhe sot e kësaj dite.

Gashi si fëmijë.

Kur mbushi 10 vjeç, nëna vendosi se ishte koha që ai të mësonte për historinë e tij të jashtëzakonshme të origjinës nga Kosova. “Ajo histori vetëm më bëri të kuptoj se kam një qëllim për të përmbushur”, tha Gashi. “Me kalimin e viteve, kuptova se qëllimi im ishte edukimi dhe kthimi për brezin e ri.”

Ndërsa ishte në Suedi, i apasionuari pas muzikës gjeti thirrjen e tij: mentorimin e yjeve në lulëzim. Në atë kohë ai iu bashkua Akademisë së Muzikës dhe Biznesit, duke ndihmuar në promovimin e zërave të rinj në industri si producent, mentor dhe zbulues talentesh. Menjëherë pas kësaj, ai u rekrutua për të çuar talentin e tij në Los Anxhelos. Në vitin 2019, u transferua në qytetin e ëndrrave të tij për të nisur Institutin e Arteve dhe Inovacionit në Oaks Christian School, ku aktualisht drejton programin e mentorimit të departamentit. Kohët e fundit, Quincy Jones firmosi me një nga studentët e tij.

Gashi synon t’i mësojë lexuesit se si të çlirojnë fuqinë e ëndrrave të tij

Rrugëtimi i Gashit nga Kosova në Los Anxhelos i ka sjellë atij angazhime, duke folur në Universitetin e Harvardit dhe ka frymëzuar shumë njerëz. Tani, ai e ka kanalizuar historinë e tij personale të suksesit në një libër vetë-ndihmues, “Unlocked: The Power of You”.

“Ndërsa libri im tregon historinë time, ai gjithashtu flet me lexuesin dhe i ndihmon ata të gjejnë qëllimin e tyre,” tha ai për “The Post”. Gjatë gjithë kohës, ai u mëson lexuesve se si të çlirojnë fuqinë e ëndrrave të tyre, të ndërtojnë elasticitet, të bashkëpunojnë në mënyrë krijuese dhe më shumë.

“Ka shumë njerëz që jetojnë me një perceptim se kush duhet të jenë, por besoj se ne duhet të krijojmë narrativën tonë,” tha Gashi. “Libri im ka të bëjë me gjetjen e qëllimit tuaj.”/ The New York Post 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0