Nga 2 Prilli qeset plastike të supermarketeve në Tiranë do të blihen me lekë - Business Magazine Albania

Nga 2 Prilli qeset plastike të supermarketeve në Tiranë do të blihen me lekë



Duke i vlerësuar qeset plastike si ndotëse të mëdha dhe me efekte të parikuperueshme në mjedis, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nënshkroi me përfaqësuesit e shoqatës së supermarketeve kryesore marrëveshjen për kufizimin e përdorimit të qeseve plastike dhe për zëvendësimin e tyre nga trasta.

Nga data 2 prill, qeset në supermarkete do të kenë një pagesë, e cila pritet që të ulë dhe përdorimin e tyre nga qytetarët në Tiranë duke sjellë dhe eliminimin e një prej shkaktarëve kryesorë të ndotjes.

“Duke filluar nga data 2 prill, qeset e vogla do të kushtojnë 3 lekë dhe 5 lek qeset e mëdha. Jo për të kompensuar çmimin, por për të qenë aty si një barrierë psikologjike që çdokush të thotë: Nuk e dua fare qesen dhe mjafton të përdor trastën time, apo rrjetën time apo çantën që kam sjellë nga shtëpia si e vetmja mënyrë se si ne mund t’i vëmë fre ndotjes që po i ndodh Tiranës”, tha Veliaj.

Çdo vit Tirana prodhon 100 tonë qese çdo muaj, të cilat janë të majftueshme për të bllokuar kanalizimet apo për të ndotur lumenjtë.

Përmes kësaj nisme synohet edhe një jetë e shëndetshme për të gjithë ata që jetojnë në kryeqytet.“Sot është shumë e rëndësishme që ne të fillojmë me supermarketet kryesore në Tiranë me këtë politikë të re të pagesës modeste për qeset, thjeshtë për t’i dekurajuar njerëzit që të mos marrin qeset plastike. Dhe unë besoj se është vetmja mënyrë se si ne kontribuojmë në një qytet shumë herë më të shëndetshëm se sa ky që kemi sot”, tha ai duke shtuar se do të vijojë edhe puna për mbjelljen e pemëve të reja duke i çuar në vitin 2030 në 2 miliomë pemë të reja.

burimi: acp.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0