Nga 1 qershori ndryshon tatimi i pagave - Business Magazine Albania

Nga 1 qershori ndryshon tatimi i pagave

Nga 1 qershori pagave të fashës nga 40 – 60 mijë lekë do t’i lehtësohet barra tatimore, kurse do të ketë deri dyfishim taksash për pagat më të larta.

Me ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat të gjithë ata që marrin 50 mijë lekë ose më pak do t’u mbahen vetëm kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të cilat janë rreth 35 për qind e pagës dhe 12 për qind paguhen nga punëmarrësi.

Për pagat nga 50 mijë e 1 lekë deri në 60 mijë lekë në muaj do të paguhet tatim mbi të ardhurat në masën 13 për qind të shumës mbi 35 mijë lekë.

Lexo edhe: Koha për deklarimin e pagës bruto 2022, në 30 prill përfundon afati ligjor, kujdes nga penalitetet

Për një punonjës me pagë 60 mijë lekë, taksa që duhet të paguajë tashmë është 3250 lekë në muaj.

Për pagat 60 – 200 mijë lekë tatimi do jetë 13% dhe sipër 200 mijë lekëshit me 23%.

Shembuj konkretë:

Paga mujore 60 000 lekë: tatim mbi pagë: 3250 lekë

Pagat deri në 200 000 lekë: tatim mbi pagë, 13 për qind e shumës mbi 30 mijë.

Paga 100 mijë lekë paguan 9 100 lekë.

Paga 200 mijë lekë ka tatim 22 100 lekë.

Pagat mbi 200 000 lekë paguajnë në mënyrë fikse 22 100 lekë plus 13 për qind të çdo shume më tepër. Kështu një pagë 800 000 lekë do të paguajë tatim 100 100 lekë ose një të tetën e pagës

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0