New Deal Europe sjell një tjetër partneritet të suksesshëm në Evropën Juglindore   - Business Magazine Albania

New Deal Europe sjell një tjetër partneritet të suksesshëm në Evropën Juglindore  

New Deal Europe 

New Deal Europe ka filluar aktivitetin në vitin 2024 me një event tjetër të suksesshëm në Evropën Juglindore. Eventi “Tourism & Travel Show Albania 2024”, i realizuar në bashkëpunim me Iceberg Exhibitions, u mbajt javën e kaluar në Tiranë. Eventi B2B përmblodhi mbi 70 delegatë, duke përfshirë 30 blerës ndërkombëtarë nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, India dhe tregjet kryesore evropiane.

Panairi dhe Eventi B2B u pasua nga një udhëtim FamTrip dy-ditor në disa nga pikat kryesore të Shqipërisë, i organizuar në partneritet me Alba Trip.

Robert Dee, bashkë-drejtues i New Deal Europe, komentoi: “Pas eventit tonë të parë në rajon dhe partneritetit me Iceberg Exhibitions në 2022, u kthyem në Tourism & Travel Show 2024 me një numër rekord blerësish ndërkombëtarë, të gjithë shumë të interesuar për të bërë më shumë biznes në Shqipëri dhe rajon. Të gjithë delegatët në sesionet B2B kishin një skedul të plotë gjatë ditës, që do të thotë rreth 1000 takime të ndodhura në një ditë. Ishte gjithashtu një kënaqësi të përshendesja me fjalën time në Ceremoninë e Hapjes së Panairit së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, znj. Mirela Kumbaro. Mbështetja e saj pa dyshim tregon rëndësinë e këtij eventi për Shqipërinë.

FamTrip, vizitë në qytetin e Beratit.

Enejda Sheku, CEO e Iceberg Communication dhe Exhibitions, tha: “Pas bumit të turizmit të Shqipërisë në vitin 2023 me mbi 10 milion turistë, ky event ka marrë një rëndësi të jashtëzakonshme. Bashkëpunimi ynë me New Deal Europe shton vlerë për panairin duke siguruar lidhje globale për bizneset e turizmit në rajonin e Ballkanit. Vizioni për të ardhmen është të shndërrojme Shqipërinë në “stacionin” kryesor të eventeve B2B me standart ndërkombëtar me impakt në të gjithë rajonin.”

Tine Murn, bashkë-themeluesi i NDE shtoi: “Ky ishte eventi ynë i dhjetë në total dhe i treti në rajon dhe kërkesat janë shtuar për evente të ngjashme dhe në vende të tjera.  Partnerët tanë Iceberg Exhibitions janë duke përqafuar plotësisht mënyrën New Deal Europe të zhvillimit të eventit B2B dhe vlerësojnë cilësinë e bizneseve që ne sjellim së bashku dhe rëndësinë e temave që ne trajtojmë në lidhje me turizmin. Këtë vit në Shqipëri kishim një numër rekord blerësish dhe më e rëndësishmja, sollëm operatorë turistikë nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilët janë liderë në fushën e tyre. Më tej, jemi pothuajse të shitur për eventin tone kryesor, NDE Marketplace dhe Forum” që do të mbahet në Londër më 16 Prill. Unë me të vërtetë besoj se e ardhmja në turizëm do të përcaktohet nga evente të vogla dhe të orientuara rajonalisht.”

Të gjithë blerësit ndërkombëtarë patën një mundësi të jashtëzakonshme për t’u takuar dhe për t’u lidhur me partnerët vendas dhe për të zbuluar traditat dhe kulinarinë e argëtimin e Tiranës, si dhe për të vizituar disa nga pikat kryesore të Shqipërisë në FamTrip.

 

Rreth New Deal Europe: New Deal Europe është platforma kryesore e turizmit për Evropën Juglindore, që përbëhet nga pesë shtylla: konsultimi, përfaqësimi, edukimi, media dhe eventet. Eventi kryesor vjetor eshte, New Deal Europe Marketplace & Forum, qe do të zhvillohet në Londër më 16 prill 2024.  Ky event është koncpetuar si një ditë e kushtuar takimeve të paracaktuara midis furnizuesve të turizmit nga 12 vende, nga Sllovenia e deri në Greqi, dhe blerësve që blejnë këto produkte turistike si operatorë dhe agjenci nga MB, Irlanda, SHBA dhe më gjerë. Elementi i Forumit të New Deal Europe bashkon folësit kryesorë dhe drejtuesit e industrisë për të diskutuar dhe prezantuar mbi temat kryesore që ndikojnë në turizmin në rajon.

Eventi i radhës do të mbahet në 16 prill 2024 në Londër. Ky event do të organizohet me takime të paracaktuara midis furnizuesve të turizmit nga 12 vende dhe blerësve nga operatorët turistikë dhe agjencitë në mbarë botën. Forumi do të mbahet nga folës kryesorë dhe udhëheqës të industrisë që diskutojnë çështjet kryesore në turizëm. Me një ditë të plotë takimesh B2B, prezantime të destinacioneve, një panel diskutimi, NDE Marketplace dhe Forumi pritet të shitet plotësisht. Pjesëmarrja është falas për blerësit dhe mund të rezervohet përmes faqes së internetit të New Deal Europe: www.newdealeurope.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0