Netflix tani edhe në Shqipëri - Business Magazine Albania

Netflix tani edhe në Shqipëri


Rrjeti më i madh i shërbimeve televizive në internet, Netflix, publikoi lajmin se do të shtrijë shërbimin në më shumë se 130 shtete të botës. Në këtë listë përfshihet Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

“ Sot jemi dëshmitarë të lindjes së rrjetit më të madh televiziv botëror në internet,” deklaroi drejtori ekzekutiv i Netflix Reed Hastings. Me këtë lançim, konsumatorët nga e gjithë bota,–nga Singapori në Shën Petersburg, nga San Françisko në Sao Paolo– do të kenë mundësinë të shijojnë programet televizive dhe filmat në kohë rekord. Nëpërmjet internetit, ne po i japim fuqi konsumatorit të shikojë kur, ku dhe si të dojë programet e preferuara.”

Me një muaj regjistrim falas ju mund të shijoni serialet dhe filmat më të fundit . Në vitin 2016, kompania planifikon të hedhë në rrjet 31 seriale të rinj dhe një numër të madh filmash apo dokumentarësh.

Kjo platformë është në gjuhën angleze, por jo vetëm. Netflix sot shtoi gjuhët arabe, koreane, kineze dhe në total ka 17 gjuhë të përdorura.

“ Nga sot dhe në vazhdim, ne do të dëgjojmë dhe do të mësojmë, duke shtuar më shumë gjuhë të huaja në platformën Netflix,” tha Hastings. “ Ne do të vazhdojmë të sjellim histori të mëdha nga çdo vend i botës dhe për të gjithë njerëzit.”

Netflix nuk do të jetë i disponueshëm në Kinë, megjithëse kompania po përpiqet të gjejë mënyra të jetë e pranishme dhe në vendin komunist. Platforma gjithashtu nuk mund të përdoret në Krime, Korenë e Veriut dhe Siri.

Që nga viti i themelimit të Netflix në 2007 në ShBA, shërbimi filloi të përhapet në fillim në Kanada, Amerikën Latine, Europë, Australi, Zelandën e Re, Japoni dhe më gjerë.

Netflix mund të përdoret nga çdo pajisje teknologjike me internet duke përfshirë kompjuterat personal, tabletët, smartphonet, Smart TV etj.

Ju mund ta përdorni platformën Netflix falas për një muaj duke u regjistruar në www.netflix.al

Ja lista e shteteve ku mund të përdoret Netflix.

Rreth Netflix

Netflix është rrjeti më i madh i shërbimeve televizive në internet me mbi 70 milion përdorues nga 190 shtete të botës. Në këtë platform mund të gjeni mbi 125 milion orë filma, seriale dhe dokumentarë. Anëtarët mund të shikojnë sa, kur dhe ku të duan, mjafton një lidhje interneti. Anëtarët mund të shikojnë programet duke bërë pushime, sa herë të duan dhe pa reklama.

/Netflix/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0