Nëse nuk keni besim te punonjësit, si mund t'ju besojnë ata juve?

Nëse nuk keni besim te punonjësit, si mund t’ju besojnë ata juve?


Çelësi drejt çdo marrëdhënie afatgjatë është besimi. Dhe ashtu siç do t’ju thotë çdo ekspert marrëdhëniesh, çelësi për besimin është komunikimi.

Pjesa më e madhe e punonjësve duan të mbajnë një marrëdhënie me punonjësit e tyre më të mirë për një kohë të gjatë, edhe për aq kohë sa ekziston një kompani. Dhe ndërsa një pjesë e mirë e kompanive njohin nevojën për përfitime dhe bonuse konkurruese, shumë të tjera vazhdojnë të nënvlerësojnë vlerën e komunikimit të mirë të brendshëm.

“Avaritë” e vogla të komunikimit ndodhin gjatë të gjithë kohës dhe mund të shkaktojnë strese të vogla në zyrë. Dikush aksidentalisht fshin një email në vend që t’i përgjigjet atij ose një supervizor harron t’i njoftojë disa nga punonjësit se e Premtja është një ditë ku mund të vishen jashtë kodit të veshjes në punë. Këto momente shkaktojnë dhimbje koke dhe ndonjëherë ‘lëndojnë’ ndjenjat, por nuk është ky lloji i komunikimit për të cilin e kam fjalën.

Tipi i komunikimit që përcakton vërtet një kompani është informacioni që rrjedh nga CEO drejt pjesëtarëve të rangut më të ulët të organizatës. Çfarë lloj informacioni po shpërndahet, sa shpejt po komunikohet, si po shpërndahet dhe si po bëhet me dije?

Rezulton se, ka kaq shumë përgjigjie për këto pyetje aq sa ka edhe kompani në botë. Por kur formula nuk është ajo që presin punonjësit, këta të fundit ndonjëherë marrin tërësisht një mesazh të kundërt nga ai që ishte synuar, dhe kompanitë humbasin shansin të kenë më të mirët mes tyre.

Miku im Chris Powers e kupton në këtë mënyrë:

Çdo gjë që prek individin, qoftë në momentin aktual, qoftë në një moment të dytë, pres që ajo të kapërcehet sa më shpejt që të jetë e mundur. Koha e këtij komunikimi është gjithashtu vendimtare, pasi çdo vonesë domethënëse në komunikimin e atij infrmacioni perceptohet si tradhti.

Për të fituar pak perspektivë mbi këtë, kohët e fundit kam biseduar me disa nga miqtë e mi, ata i përkasin të gjithë të njëtës kategori, të cilët punonin për dikë dhe tani punojnë në bizneset e tyre. U kam bërë disa pyetje rreth filozofive dhe praktikave të komunikimit brenda kompanive të reja.

Jim Danis, një sipërmarrës serial dhe president i një kompanie ndërtimesh të parafabrikuara Revolution Interiors në Ohajo, ofroi një opinion idealist dhe mbase ‘naiv’:

Danis: Një pjesë e mirë e pakënaqësive të punonjësve dhe në disa raste humbja në produktivitet i atribuohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë mosshpërndarjes së mjaftueshme të informacionit. Unë mund të dukem mbase shumë utopik në pikëpamjet e mia, por zgjedh të jem tërësisht transparent dhe i hapur me punonjësit e mi, që nga kompensimet e deri te strategjitë që zbatoj, dhe padyshim ndarjen e të reja ve rreth sukseseve dhe dështimeve.

Në një botë perfekte, Danis ndan çdo informacion të rëndësishëm të kompanisë më punonjësit e tij, dhe këta të fundit e besojnë dhe e respektojnë më shumë për këtë fakt. A është vërtet kaq ‘naive’ të tregosh këtë lloj besimi te punonjësit tuaj?

Danis: Absolutisht që i besoj punonjësit e mi, dhe përpiqem të udhëheq nga një pozicion lidershipi, me shpresën se do të më besojnë. Unë mendoj se në botën e sotme dixhitale ka shumë pak informacion konfidencial, të cilin një djalosh 12-vjeçar Norvegjian nuk mund ta ‘hakojë’. Unë e them vazhdimisht se punësoj të rritur dhe i trajtoj si të tillë, kështu ndaj me ta shifra rreth shitjeve, përfitueshmërisë etj.

Kur një punëdhënës zgjedh një mënyrë më pak transarente komunikimi, punonjësit gjithmonë marrin një mesazh, dhe është shpeshherë i ndryshëm nga fjalët e folura apo të shtypura. Natalie Skilliter, zotërues i restoranit të Corner Kitchen në Dayton, më bëri të qesh me këtë perspektivë shumë të vërtetë:

Skilliter: Pavarësisht industrisë ose biznesit, unë kam parë në mënyrë konstante punonjësit të kishin një perceptim të tillë të kompanisë në të cilën punonin: (1) e “krimbur” në para, ose (2) duke u fundosur. Dija është pushtet, dhe sa më shumë informacion që ju i jepni stafit tuaj dhe sa më shumë ua shfaqni atyre besimin që keni te ta, aq më tepër keni premisa të zhvilloni një marrëdhënie origjinale me ta.

Matt Sliver, zotërues i një agjencie reklamash Catapult Creative në Dayton, tha se ai mendon që 95% e çdo gjëje që ndodh në një kompani ka nevojë të shpërndahet.

Sliver: Personalisht, problemi im më i madh në çdo punë që kam bërë është se menaxheri do të më thoshte gjithmonë se “çdo gjë do të rregullohet,” gjë që zakonisht ishte vetëm gënjeshtër.

Paralajmërim i shpejtë: Ndërsa të tre miqtë e mi preferojnë komunikimin e hapur kurdoherë që është e mundur, ata e kuptojnë nevojën edhe për diskrecion kur bie fjala për situata me negociatat që janë në zhvillim e sipër që mund të shkaktojnë ndryshimin e rrjedhës së informacionit në çdo moment.

Sliver: Nuk mund ta duroj dot ndjesinë se diçka po ndodh, t’i bëj të gjithë të gëzohen dhe më pas t’ua prish lumturinë kur ajo më në fund nuk ndodh. Diskrecioni i ndihmon partnerët e biznesit që të mendohen rreth vendimeve të vështira që duhet të marrin.

Kohët e fundit kam drekuar me Doug Waston, president i The Howard Company këtu në Milwaukee. Kompania e tij e cila shet si produkt kryesor menu për restorantet e shërbimit të shpejtë, është e zotëruar totalisht nga punonjësit. Si bashkëpronarë të kompanisë, çdo punojës ka të drejtën e raportimit të plotë të situatës financiare të kompanisë, informacione të azhornuara minutë pas minuti.

Watson thotë:

Nëse kujdestari nuk e pëlqen mënyrën se si kompania po i shpenzon paratë, ai mund ta thotë mendimin e tij. Ai mund të marrë në pyetje sepse një CEO po qëndron në një hotel Hitlon dhe jo në një Hampton gjatë një udhëtimi pune, ai e meriton një përgjigjie.

Me pak përjashtime nga kjo, unë prirem të besoj se njerëzit janë më të besueshëm sa më shumë besim dhe konfidencë u jep atyre. Përjashtim të dallueshëm nga ky rregull do të përbënin sociopatët, dhe duhet të shpresoni të mos rastisni të punësoni një të tillë.

Më duket inkurajuese që modelet e mia të gjeneratës së ardhshme të sipërmarrësve përfshijnë lidera biznesi të cilët zgjedhin të jenë vulnerabël në ndërtimin e marrëdhënieve bazuar në besimin e përbashkët me punonjësit e tyre. Kam besimin se ata do ta çojnë larg filozofinë e tyre dhe jam kurioz të di nëse ky qëndrim zëvendëson përqasjen e vjetër të ndarjes së informacionit vetëm te një bazë të vogël njerëzish të cilët duhet ta dinë.

 

/Shkruar nga Olivia Barrow, reportere në Milwaukee Business Journal.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0