Nëse doni të jeni sipërmarrës i suksesshëm, lexoni këto 7 libra - Business Magazine Albania

Nëse doni të jeni sipërmarrës i suksesshëm, lexoni këto 7 libra


1. The Greatest Salesman in the World, nga Og Mondino

► Mesazhi kryesor: Shitjet janë funksioni kryesor i një kompanie, pavarësisht pretendimeve për të kundërtën. Libri argumenton mbi metodat më të suksesshme për të krijuar një marrëdhënie afatgjate me klientët.

2. The One Minute Manager, nga Blanchard & Johnson

► Mesazhi kryesor: Problemet e organizimit janë probleme vetëm në momentin që ndalon së kërkuari mënyra për tu përmirësuar. Ky libër tregon se si të motivosh ekipin drejt një qëllimi të caktuar.

3. As a Man Thinketh, nga James Allen

► Mesazhi kryesor: Ne jemi përgjegjës për suksesin tonë. Sa më lart ngjitemi apo sa më poshtë biem, është e gjitha në sajë të përpjekjeve tona. Vendos të japësh 101%, dhe do të arrish rezultate të pazakonta.

4. Rich Dad Poor Dad, nga Robert Kiyosaki

► Mesazhi kryesor: Asgjë nuk kushton shumë; je ti që nuk fiton mjaftueshëm! Përveç se trajton disa koncepte të drejtimit financiar, libri bën dallim mes të punuarit për të tjerët dhe përfitimet që ka sipërmarrja private.

5. Who Moved My Cheese, nga Spencer Johnson

► Mesazhi kryesor: Njerëzit nuk e pëlqejnë ndryshimin. Të përshtatesh me diçka të re është stresuese. Autori na tregon se në një botë kaq dinamike, të rezistosh ndryshimin është joproduktive. Ndryshimi duhet mirëpritur.

6. The Elements of Style, nga William Strunk Jr. & E.B. White

► Mesazhi kryesor: Çdo menaxher apo profesionist e ka të nevojshme të shprehet në mënyrë që frymëzon, që shkakton veprim, dhe motivon. Libri tregon disa nga mënyrat për ta bërë këtë.

7. How to Lie with Statistics, nga Darrell Huff

► Mesazhi kryesor: Duhet të jemi në kontroll të gjendjes financiare dhe performancës së biznesit në çdo kohë. Rëndësia e statistikave është shumë më e madhe se ç’mendojmë. Autori tregon modele të thjeshta se si mund të përfshijmë këto modele në vendimmarrje.

 

/ ISN Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0