Dy muaj nga hyrja në fuqi e ndryshimeve të taksës progresive për të ardhurat nga punësimi, formula duket se do të ndryshojë sërish. Te enjten nga foltorja e parlamentit kryeministri deklaroi rritje të pagës dysheme të patatueshme deri në 50 mijë lekë, nga 40 mijë lekë që është aktualisht kufiri me 0% tatim.
“Nuk ka në rajon taksë zero për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra. Dhe së shpejti, brenda pak ditësh ne do të sjellim propozimin për të zeruar deri në 500 mijë lekë, do të shkojmë përtej angazhimit për ta përgjysmuar.” – u shpreh kryeminsitri para pak ditesh.
Por, ndërsa lajmëron lehtësi për këta individë me pagë deri në 50 mijë lekë, qeveria në anën tjetër përmes ligjit të ri të Tatimit mbi të Ardhurat pritet te zgjeroje bazën e taksimit, duke ndryshuar fashat e taksimit progresiv.
Me skemën aktuale, veç tatimit 0 për pagat deri në 40 mijë lekë, pagat e tjera nga 30 deri në 50 mijë lekë tatohen 6.5%, pagat nga 50 deri në 200 mijë lekë taksohen me normën 13% dhe ato me mbi 200 mijë lekë të ardhura mujore tatohen me shkallën më të lartë 23%.
Draftligji i ri nëse do të zbatohet siç është përcaktuar në të, vendos dy shkallë tatimore dhe specifikon që për të gjithë individët që marrin nga puna të ardhura vjetore nga 0 deri në 2 040 000 lekë ose nga 0 deri në 170 000 lekë me bazë mujore të taksohen 13%. Ndërsa personat që tejkalojnë 170 000 lekë në muaj ose mbi 2 040 000 lekë në vit do të tatohen me shkallën maksimale 23%.
Deklarimi i kryeministrit nuk përfshihet në projektligjin e propozuar nga qeveria. Edhe ai nuk specifikon një afat kohor se kur këto ndryshime mund të marrin fuqi ligjore dhe mbetet ende për t’u parë se si do të konkretizohet skema e re e taksimit për të ardhurat nga puna.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.