Kompania do të investojë 25 milionë dollarë për të ndihmuar botuesit e lajmeve të rrisin videot e tyre dhe gjithashtu do të krijojë një grup botuesish për të punuar në përmirësimin e përvojës së lajmeve në YouTube.
YouTube po e bën këtë për të mbështetur organizatat e lajmeve të besueshme dhe për të ndihmuar ata të prodhojnë video në internet.
Lexoni: Lamtumirë YouTube…tani vjen?!
Përveç kësaj kompania ka në plan të kategorizojë më mirë videot përmes inspektimeve paraprake të artikujve dhe duke shtuar informacione nga palë të treta në videot e temave historike të dokumentuara mirë, për një informim më të saktë.
YouTube gjithashtu planifikon të shfaqë më shumë informacione lokale në tregjet specifike të SHBA.
burimi: BusinessInsider
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto