Ndryshimet në taksa e tatime për 2022 - Business Magazine Albania

Ndryshimet në taksa e tatime për 2022

Ndryshimet në taksa

Ndryshimet kryesore fiskale këtë vit lidhen me të ardhurat mbi pagën dhe TVSH-në. Pjesën më të madhe të ndryshimeve do t’i hasim në gjysmën e dytë të vitit. Më poshtë gjeni ndryshimet kryesore që janë parashikuar në paketën fiskale të këtij viti.

TVSH në bujqësi

Hiqet përjashtimi nga TVSH-ja i inputeve bujqësore. Vendoset shkalla e reduktuar e TVSH-së prej 10%.

Hiqet TVSH e kreditueshme prej 6% për bujqësinë. Ministrja e Fiancave ka theksuar se, “Me skemën e TVSH-së  6% subvenciononim grumbulluesin, kurse tani do të subvencionohet direkt fermeri. Skema e subvencionimit do të bazohet te autofatura me TVSH zero për vlerën e mallit që do të lëshojnë fermerët.

Nxiten investimet në makineri. Përjashtohen nga TVSH makineritë e importit për investime deri në 500 milionë lekë nga 50 milionë lekë që ishte.

Projektligji për taksat kombëtare

Vendoset taksa kombëtare për qumështin pluhur (100 lekë/kg), për hirrë qumështi (150 lekë/litër), për pijet e homogjenizuara (16 lekë/litër), për krem qumështi (150 lekë/ liter)

Vendoset taksa 40 lekë/litër për lëndën djegëse të përdorur si karburant për mjetet lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi.

Tatimi mbi pagat nga 1 Korriku

Nga 1 Korriku hyn në fuqi tabela e re për tatimin mbi të ardhurat personale nga punësimi. Paga dysheme e patatueshme rritet nga 30 000 lekë në muaj në 40 000 lekë.

Për pagat 40 mijë deri në 50 mijë lekë përgjysmohet tatimi për të ardhurat, nga 13% në 6.5%.

Taksimi prej 23% do të aplikohet për pagat mbi 200 mijë lekë, nga 150 000 që aplikohej.

Lexo: Gjibraltari nga parajsë fiskale, në qendër globale për kriptot. “Transformimi” që po vëzhgohet nga bota

Akciza

Afati përfundimtar i zbatimit të politikës së rimbursimit për industrinë prodhuese është 31 Dhjetori 2023.

Pavarësisht objektivave fillestarë, aplikimi i unifikimit të çmimit të gazit me 6 lekë/litër për të gjithë përdoruesit do të fillojë me 1 Korrik 2022.

Akciza e llogaritur do të indeksohet çdo dy vjet në masën e normës zyrtare të inflacionit për dy vitet paraardhëse shpallur nga INSTAT-i, me përjashtim të duhanit dhe nënprodukteve të tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0