Ndryshimet klimatike/ 20 mijë njerëz humbën jetën nga i nxehti ekstrem në Evropën Perëndimore - Business Magazine Albania

Ndryshimet klimatike/ 20 mijë njerëz humbën jetën nga i nxehti ekstrem në Evropën Perëndimore

qëllimeve klimatike

Më shumë se 20,000 njerëz humbën jetën në të gjithë Evropën Perëndimore si pasojë e të nxehtit përvëlues të kësaj vere. Analiza zbulon kërcënimet që vijnë nga ngrohja globale e shkaktuar nga ndryshimet klimatike, thanë shkencëtarët.

Gjatë valëve të të nxehtit të verës, temperaturat tejkaluan 40gradë C  në Londër, zonat në Francën jugperëndimore arritën 42C dhe Sevilja dhe Kordoba në Spanjë vendosën rekorde prej 44C.

Analiza nga grupi i shkencëtarëve World Weather Attribution zbuloi se temperatura të tilla të larta do të kishin qenë praktikisht të pamundura pa krizën klimatike. Humbjet e jetëve  ishin 20% më të larta në rajonet ku ishin lëshuar alarme të kuqe të temperaturës ekstreme.

Lexo edhe: Evropa përjetoi tetorin më të ngrohtë në histori

Në Spanjë, Instituti Shëndetësor Carlos III i mbështetur nga shteti vlerëson se kishte 4,655 vdekje që i atribuohen valëve të të  nxehtit.Instituti Robert Koch, agjencia shëndetësore e qeverisë gjermane, vlerëson se 4,500 njerëz vdiqën në vend gjatë muajve të verës, veçanërisht për shkak të temperaturave ekstreme.

Vera e vitit 2022 ishte më e nxehta e regjistruar, sipas shërbimit të BE-së për ndryshimet klimatike Copernicus./ The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0