Evropa përjetoi tetorin më të ngrohtë në histori - Business Magazine Albania

Evropa përjetoi tetorin më të ngrohtë në histori

Evropa përjetoi tetorin e saj më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë,  me temperatura gati 2 gradë mbi mesataren e vërejtur gjatë periudhës 1991-2020, njoftoi të martën organi i BE-së për Ndryshimet Klimatike Copernicus.

Temperaturat rekord ditore u vunë re në disa vende në Evropën Perëndimore. Një tetor rekord i ngrohtë u ndje në Austri, Zvicër dhe Francë, si dhe në pjesë të mëdha të Italisë dhe Spanjës. Ndërsa edhe disa vende të Ballkanit panë temperatura më të  larta se mesatarja.

Lexo edhe: 15 mijë vdekje nga i nxehti ekstrem. Shefi i OKB jep alarmin për ndryshimet klimatike

Kopernikus tha më parë se vera e vitit 2022 ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë . Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike kanë çuar gjithashtu në një rritje të ekstremeve të motit – duke përfshirë përmbytjet, thatësirat dhe stuhitë.

Sipas Panelit Ndërqeveritar të OKB-së për Ndryshimet Klimatike “Frekuenca dhe intensiteti i temperaturave të nxehta do të vazhdojë të rritet dhe ato të ekstremeve të ftohta do të vazhdojnë të ulen, në shkallë globale dhe kontinentale nëse nuk veprohet shpejt. / Politico 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0