Ndryshimet fiskale që do të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm

Ndryshimet fiskale që do të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm

Ndryshimet fiskale

Situata e shkaktuar prej pandemisë së COVID-19, dëmtoi rëndë sektorin ekonomik, sidomos bizneset e vogla. Për të lehtësuar barrën fiskale, qeveria shqiptare ka bërë me dije se duke filluar nga 1 janari 2021 do të hyjnë në fuqi disa ligje, që do të favorizojnë bizneset e vogla.

Tatimpaguesit me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë nuk do të paguajnë tatim mbi fitimin, ndërsa ata me të ardhura vjetore mbi 14 milionë lekë do të paguajnë 15% tatim mbi fitimin.

Pagat dhe shpërblimet e çdo lloji të sportistëve me kontrata të rregullta, të cilat njihen nga federatat përkatëse, të përfituara gjatë periudhës 1 janar 2021 deri më 31 dhjetor 2022 do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat personale.

Lexoni: KE: 20 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor

Një ndryshim tjetër, që do të hyjë në fuqi lidhet me tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH).

Kufiri minimal i regjistrimit  për  TVSH nga 1 janari 2021 do të jetë 10 milionë lekë. Aktualisht ky limit është në vlerën 2 milionë lekë.

Ky vendim vlen për të gjithë tatimpaguesit, të cilët ushtrojnë aktivitetin si profesionistë të lirë, të cilët aktualisht janë të regjistruar për TVSH pavarësisht nga qarkullimi vjetor i tyre.

Personi i tatueshëm   ka   të   drejtë   të   zgjedhë të  zbatojë regjimin normal  të  TVSH -së,  për  qarkullim vjetor më të lartë se 5 milionë lekë.

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të hyjë në fuqi edhe Fiskalizimi për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit.

Për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021;

Për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 korrik 2021;

Për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 shtator 2021.

*Shënim: Të dhënat e përdorura në këtë artikull janë marrë nga ZLA Consulting.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0