Ndërtohet fabrika e parë e lëvizshme për riciklimin në botë, e cila kthen mbetjet në tulla - Business Magazine Albania

Ndërtohet fabrika e parë e lëvizshme për riciklimin në botë, e cila kthen mbetjet në tulla


Studioja arkitekturore Miniwiz, me qendër në Tajvan ka sjellë një zgjidhje ekologjike: TRASHPRESSO, një fabrikë ricikluese, e lëvizshme, me panele diellore që kthen mbetjet në pllaka. Kudo që shkon, TRASHPRESSO merr mbeturinat dhe i riciklon ato në pllaka për përdorim në arkitekturë. Fabrika e lëvizshme e riciklimit është në një platformë konteiner 12 metër që një kamion mund ta transportojë.

Ajo mund të riciklojë mbeturina plastike dhe pëlhurë, duke punuar me energji diellore. Mbeturinat janë “larë, copëtuar, shkrirë dhe formuar” në pllaka arkitektonike dhe uji për pastrimin e plehrave ripërdoret në proces. Mund të nxjerrë nga 10 metra katror në mbi 107 metra katrorë, të pllakave arkitekturore çdo 40 minuta. Çdo pllakë përmban ekuivalentin e pesë shisheve plastike.

Sipas CEO-s dhe bashkë-themeluesit të MiniWiz, Arthur Huang, TRASHPRESSO tejkalon barrierat e distancës dhe energjisë duke treguar se riciklimi është i mundur kudo. Ajo jo vetëm që shërben për të transformuar mbeturinat në vend, por gjithashtu shërben si një mjet edukimi në komunitetet e izoluara.

TRASHPRESSO do të vendoset për herë të parë këtë verë në NianBao Yuze, në pllajën tibetiane. Bukuria natyrore e rajonit të akullnajave është shkatërruar nga turistët që lënë pas mbeturina. Prej aty TRASHPRESSO do të udhëtojë në zona të tjera të largëta ku grumbullohen mbeturina, të tilla si plazhe, liqene, rezervuarë ose lumenj.

burimi: acp.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0