Ndalohet vendosja e syzeve gjatë orarit të punës! Protestojnë femrat në Japoni - Business Magazine Albania

Ndalohet vendosja e syzeve gjatë orarit të punës! Protestojnë femrat në Japoni


Punonjëset femra në Japoni po protestojnë për të ashtuquajturën ndalim të vendosjes së syzeve optike në vendin e punës.

Hashtagu #メガネ禁止 (që përkthehet në #GlassesBan) është bërë viral që nga e mërkura e kaluar.

Lexoni: Si të vishemi për një event?

Ai pason raportet nga gazetat në Japoni dhe globalisht që një numër i punëdhënësve japonezë ndalojnë që personeli femër të vendosë syze.

Një grua japoneze, e cila punon si recepsioniste në një dyqan të madh në vend, iu tha se ajo duhej të vendoste lente kontakti në punë, sepse eprori i saj i tha “syzet janë të ndaluara”.

“Ai e tha këtë sikur të ishte diçka normale,” tha gruaja, e cila identifikohet si Znj A, për Business Insider.

“Unë i thashë vetes në atë kohë se nuk na lejoheshin syzet sepse duhej të dukeshim më femërore, se thjesht nuk do të duhet t’i vendosnim ato.”

Punonjësja, puna e së cilës përfshin rregullimin e karrigeve me rrota për klientët që kërkojnë një të tillë, tha se ajo vuan nga sytë e thatë si pasojë e vendosjes së lenteve në këtë 8 orarsh, së bashku me transportin e saj.

Syzet janë të ndaluara për punonjëset femra në një numër industrish, përfshirë shërbimin ndaj klientit, bukurinë dhe mikpritjen.

Besohet se punonjësit meshkuj në vend nuk përballen me ndonjë kufizim të tillë, siç konfirmoi një raport i mëtejshëm nga Bloomberg.

Përdoruesit e Twitter e kanë quajtur politikën “diskriminim seksist”.

Gratë nuk lejohen të vendosin syze në disa punë në Japoni, kur nuk është problem që burrat t’i vendosin ato. Kjo u raportua së pari nga mediat japoneze. Askush nuk duhet të jetë aq i verbër për të mos parë qartë një problem këtu. #glassesban #glassesareforbidden #メガネ禁止

– Hiroko Sanders (@hirokostudio) 10 nëntor 2019

Nuk ka të bëjë me njerëzit, ka të bëjë me FEMRAT. Meshkujt mund të vendosin syze aq sa dëshirojnë.

– Dez (@OmegaDez) 8 nëntor 2019

Një akademik japonez duke folur për BBC ka rënë dakord se kjo politikë ka të bëjë “me gjininë”.

“Arsyet pse gratë nuk duhet të vendosin syze … në të vërtetë nuk ka kuptim. Ka të bëjë me gjininë. Është goxha diskriminuese,” tha Kumiko Nemoto, profesor i sociologjisë në Universitetin e Studimeve të Jashtme të Kiotos.

Ngjarja po kujton reagimet e #KuToo në fillim të këtij viti – ku 20,000 gra japoneze nënshkruan një peticion kundër ndërmarrjeve duke i detyruar ato të veshin taka të larta në punë.

Japonia, e renditur e 110 nga 149 vendet në botë në indeksin e barazisë gjinore të Forumit Ekonomik Botëror, është famëkeq për kodet e veshjeve të kompanive që u kërkojnë grave të veshin taka të larta.

Lexoni: Gjërat që nuk duhet t’i vishni kurrë gjatë punës tuaj këtë verë

Shkrimtarja feministe Yumi Ishikawa i paraqiti një peticion qeverisë japoneze. Ajo shpiku hashtagun #KuToo – në korrespodencë me lëvizjen #MeToo – për t’iu referuar lëvizjes së saj. Është një lojë fjalësh japoneze: “kutsu”, fjala për këpucë dhe “kutsuu”, fjala për dhimbje.

Disa ndërmarrje, të tilla si banka kryesore Sumitomo Mistu, janë përgjigjur pozitivisht ndaj këtyre reagimeve, ndërsa shumë kompani të reja të krijuara kurrë nuk kishin politika të tilla.

Sidoqoftë, një numër i kompanive tradicionale të vendit thuhet se mbështesin politikat e veshjes së takave të larta.

burimi: Yahoo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0