Ndahet nga jeta shpikësi i “cut, copy paste”

Ndahet nga jeta shpikësi i “cut, copy paste”



Larry Tesler, ikona e “cut, copy paste”, ka vdekur në moshën 74 vjeç. Z. Tesler filloi të punojë në Silicon Valley në fillim të viteve 1960, në një kohë kur kompjuterat ishin të paarritshëm për shumicën dërrmuese të njerëzve.

Ishte falë inovacioneve të tij, të cilat përfshinin “cut”, “copy” dhe “paste”, që kompjuteri personal u bë i thjeshtë për t’u mësuar dhe përdorur.

“Shpikësi i cut, copy dhe paste, find dhe replace, por dhe më shumë, ishte ish-student i Xerox Larry Tesler,” njoftoi kompania në një postim në twitter. “Dita juaj e punës është më e lehtë falë ideve të tij revolucionare.”  Tesler lindi në Bronx, Nju Jork, në 1945 dhe studioi në Universitetin Stanford në Kaliforni.

Lexo: Për çfarë shërben superkompjuteri që Britanisë i kushtoi miliona dollarë

Larry Tesler: Njeriu i historisë në “Luginën e Silikonit”

Pas diplomimit, ai u specializua në hartimin e faqeve për përdoruesit domethënë, duke i bërë sistemet kompjuterike më miqësore për përdoruesit.

Ai ka punuar për një numër firmash kryesore të teknologjisë gjatë karrierës së tij. Ai filloi në Qendrën Kërkimore Xerox Palo Alto (Parc), përpara se Steve Jobs t’a punësonte atë në Apple, ku kaloi 17 vjet dhe u ngritur në karrierë si shkencëtar. Pasi u largua nga Apple, ai investoi në arsimim dhe punoi në periudha të shkurtra në Amazon dhe Yahoo.

Në vitin 2012, ai i tha BBC-së të Silicon Valley: “Fillon një proçes i ri në jetë, pasi ti ke fituar para, del në pension, ti e shpenzon kohën tënde për të financuar ndërmarrje të tjera. Pas këtij procesi, ti përjeton një emocion të madh, kur ndan me gjeneratën e re aftësitë që ti ke fituar ndër vite.”

‘Një vizion antikulturor’

Ndoshta risia më e famshme e zotit Tesler është komanda e “cut dhe paste”, e cila më parë bazohej në metodën e vjetër të redaktimit, në të cilën njerëzit do të duhet të prisnin fizikisht pjesë të tekstit dhe do t’i ngjisnin diku tjetër. Komanda u përfshi në programet e Apple në kompjuterin Lisa në 1983 dhe Macintosh origjinal që u nxorr në treg vitin e ardhshëm.

Një nga bindjet më të forta të Z. Tesler ishte se sistemet kompjuterike duhet të ndalonin përdorimin e “Modes”, të cilat në atë kohë ishin të zakonshme në hartimin e software. Modes lejojnë përdoruesit të kontrollojnë funksionet e software dhe aplikacioneve, por i bëjnë kompjuterat më të ndërlikuar dhe të marrin kohë gjatë komandave.

Lexo: Facebook do të blejë një kompani që mundëson kontrollin e kompjuterëve me mendjen tuaj

Aq i fortë ishte mendimi i tij, sa që në webfaqen e Z. Tesler quhej “nomodes.com”, emri në Twitter ishte “@nomodes”, dhe madje edhe targa e regjistrimit të makinës së tij ishte “No Modes”.

Muzeu i Historisë së Kompjuterave të Silicon Valley tha që Z. Tesler “Kombinoi trajnimin e shkencave kompjuterike me një vizion antikulturor, që kompjuterët duhet të jenë për të gjithë”.

Burimi: BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0