Nautilus, Jahti që mund të qëndrojë nën ujë për katër ditë - Business Magazine Albania

Nautilus, Jahti që mund të qëndrojë nën ujë për katër ditë

Prodhuesi holandez i jahtit U-Boat Worx, ka prezantuar dizajnin e superjahtit që kushton 25 milionë dollarë. Jahti i quajtur Nautilus mund të lundrojë mbi dhe nën sipërfaqen e ujit, dhe të qëndrojë nën ujë për katër ditë.
Para më shumë se 150 viteve, romani i Jules Verne “20 mijë milje nën det”, solli rrëfimin që përfshinë nëndetësen Nautilus, e për konceptin e jahtit që mund të qëndrojë nën ujë po mendohet prej vitesh.

Megjithatë, prototipi funksional mbetet akoma një ëndërr. Por, falë përpjekjeve dhe ekspertizës së kompanisë U-Boat Worx, kushdo që është i gatshëm t’i paguaj 25 milionë dollarë, do ta ketë superjahtin Nautilus që është 37.5 metra dhe mund të lundrojë nën ujë.

Pjesa e sipërme ofron luks të pafund përfshirë pishinën, barin, kuzhinën dhe shumëçka, e të gjitha këto elemente mund të palosen pa problem kur Nautilus futen nën ujë.

Në dispozicion është edhe varka elektrike që i reziston shtypjes së ujit dhe që mbetet pjesërisht jashtë jahtit  duke ofruar mundësi që t’i transportojë zhytësit në lokacione të ndryshme.

Në brendësi të jahtit është kuzhina, dhoma e qëndrimit ditor për katër persona, ka dritare të rrumbullakëta, pesë dhoma gjumi ku një prej tyre është më e madhe nga tjerat.
Lexo: Musk thotë se Pekini nuk dëshiron që ai ta shesë Starlinkun në Kinë

Gjithashtu në kabinë ka hapësirë të mjaftueshme edhe për gjashtë anëtarë të ekuipazhit. E motori që e vë në lëvizje funksionon me naftë, por ka edhe një tjetër elektrik që i ndihmon të lëvizë me shpejtësi prej 16 kilometra në orë.

Jahti mund të qëndrojë nën ujë për katër ditë në një thellësi prej rreth 200 metra. U-Boat Worx i plotëson kërkesat e çdo blerësi, kur është fjala për dizajnin.  Ata që vendosin ta kenë një të tillë, duhet të presin deri në 30 muaj.
arabianbusiness

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0