NASA ofron vende të reja pune. Ja çfarë duhet të bëjnë të interesuarit

NASA ofron vende të reja pune. Ja çfarë duhet të bëjnë të interesuarit


Ne të gjithë ëndërrojmë të kemi një punë të rehatshme që na paguan mirë dhe ofron shumë përfitime. Por ka dhe nga ato ditë kur duam thjesht ta kalojmë ditën me krevatin tonë, të shkëputur nga bota që na rrethon. Ndoshta puna që ofron NASA mund të jetë një ëndërr e bërë realitet për shumë punonjës të pakënaqur kudo në botë.

Agjencia Amerikane e hapësirës po ofron një punë që paguan 12,000 Pound për të fjetur 70 ditë. Po, e lexuat mirë!

Shkencëtarët në NASA po rekrutojnë pjesëmarrës për një studim që do të zbulojë se si trupat njerëzorë përshtaten me mungesën e peshës.

Rezultatet do të ndihmojnë shkencëtarët të parandalojnë dëmet që mund t’u shkaktohen austonautëve në hapësirë dhe gjithashtu njerëzve në shtratin e tyre në tokë.

Subjektet e testit njerëzor në këtë studim do të monitorohen vazhdimisht gjatë gjumit të tyre dhe ata gjithashtu duhet të jetojnë, hanë dhe madje të lahen në të njëjtin pozicion. Një tjetër qëllim i këtij studimi është të dimë nëse trupi i njeriut dhe sistemi kardiovaskular mund të përshtaten shpejt me kushtet e hapësirës.

Vullnetarët duhet të jenë të shëndetshëm, dembelë dhe amerikanë dhe të kenë dhjetë javë të lira për të bërë absolutisht asgjë.

/Metro

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0