Nasa nis anijen në asteroid për të zbuluar origjinën e jetës në Tokë - Business Magazine Albania

Nasa nis anijen në asteroid për të zbuluar origjinën e jetës në Tokë


NASA lançoi me sukses të enjten anijen kozmike, që nëse gjithçka shkon sipas planit, si pjesë e një udhëtimi shtatë-vjeçar, ajo do të mbledhë prova që mund të japin përgjigje për evolucionin e universit dhe origjinën e jetës.

OSIRIS-Rex, është një mision që ka kushtuar plot $ 800 milion. Anija do të mbledhë fakte dhe të dhëna, dhe do i sjellë ato në tokë, ndërsa është përcaktuar për të arritur tek asteroidi në vitin 2018.

Pas arritjes së asteroidit, OSIRIS-Rex do të kalojë gjashtë muaj duke krijuar hartën e sipërfaqes së asteroidit nga larg dhe pastaj do të përdorë një krah robotik për të mbledhur të dhëna të cilat do të sillen përsëri në Tokë në vitin 2023.

OSIRIS-Rex është e pajisur me panele diellore, të cilat, kur të vendosen, e bëjnë objektin rreth 20 feet të gjatë dhe 10 feet të lartë. Anija gjithashtu ka pajisje për të mbledhur mostra, naviguar, dhe pajisje të komunikimit dhe një kapsulë për rifutjen e mostrave në Tokë.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0