NASA do të ndryshojë emrat e disa galaktikave

NASA do të ndryshojë emrat e disa galaktikave

NASA

Objektet e largëta kozmike siç janë planetet, galaktikat dhe mjegullnajat, nganjëherë referohen nga komuniteti shkencor me emra jozyrtarë.

Ndërsa bashkësia shkencore punon për të identifikuar dhe adresuar diskriminimin sistemik dhe pabarazinë në të gjitha aspektet e fushës, ka arritur në përfundimin se disa nga këta emra mund të jenë të dëmshme.

NASA po shqyrton ndryshimin e terminologjisë jozyrtare për objektet kozmike, si pjesë e angazhimit të saj ndaj diversitetit, barazisë dhe përfshirjes. Shënjestra e parë e NASA-s është mjegullnaja planetare NGC 2392. Astronomët e njohin atë me pseudonimin ‘Eskimo Nebula’ (Mjegullnaja Eskimeze), të cilën e fitoi sepse forma e saj spektakolare i ngjan një koke me kapuç.

Lexoni: Hikvision ndihmon klientët të ndërtojnë vijën e parë të mbrojtjes

 “Agjencia amerikane do e ndryshojë emërtimin e saj sepse ‘Eskimo’ është parë gjerësisht si një term kolonial me një histori raciste, të imponuar ndaj indigjenëve të rajoneve të Arktikut”, tha NASA në një deklaratë.

Një shembull tjetër i një pseudonimi të konsideruar ‘racist’ që NASA dëshiron të tjetërsojë është ai i ‘Galaktikave Binjake Siameze.’ Ai i referohet NGC 4567 dhe NGC 4568, dy galaktika të cilat ndahen me 52 milionë vite dritë dhe janë në proces përplasjeje me njëra-tjetrën.

NASA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0