Nafta 245 lekë/litër nga fundjava - Business Magazine Albania

Nafta 245 lekë/litër nga fundjava

Rritje tjetër e çmimit të naftës. Bordi i Transparencës ka bërë të ditur çmimin e naftës me të cilin do ta blejmë naftën nga e shtuna e kësaj jave. Pra, prej mëngjësit të së shtunës, në pikat e karburantit një litër naftë do t’ju kushtojë 245 lekë. Prej të martës çmimi ishte 233 lekë, ndërsa javës së kaluar u tregtua me 218 lekë. Bordi ka mbajtur të pandryshuar çmimin e benzinës, duke e tregtuar me 218 lekë për litër.

Mbi dy javë më parë çmimi i naftës kërceu menjëherë në 260 lekë/litër nga 199 që ishtë disa ditë rresht. Kjo solli protesta në shesh.

Bordi përbëhet nga përfqqsues të qeverisë dhe operatorë të tregut të karburanteve. Këta të fundit kanë këmbëngulur në një përllogatje më të mirë të kostove fikse, çka duket se ka ndikuar në rritjen e çmimeve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0