MyKid, orë e mençur për fëmijën tuaj! - Business Magazine Albania

MyKid, orë e mençur për fëmijën tuaj!


MyKid, një orë e mënçur për fëmijë nga mosha 4 deri në 12 vjeç, ju ndihmon të bisedoni, shkruani dhe të dëgjoni mesazhet zanore që ju dërgon ajo, si dhe të shikoni se ku ndodhen fëmijët tuaj.

E pajisur me një Kartë SIM, një marrës GPS dhe me një sensor të ndjeshëm i cili ju informon nëse ora është hequr ose është vendosur në dorë, MyKid është gjithmonë me fëmijën tuaj dhe në komunikim me ju nëpërmjet telefonit tuaj celular, kompjuterit dhe tabletit.

MyKid vjen në tre kombinime ngjyrash, blu & jeshile, e kuqe & blu, rozë & e verdhë.

Me anë të sensorit të prekjes ju informoheni menjëherë, nëse fëmija juaj e heq ose e vendos orën në dorë. Nëse dëshironi të dini vendndodhjen e fëmijës, mjafton të shtypni butoni SOS dhe MyKid ju njofton menjëherë duke ju dërguar SMS. Madje me orën MyKid, ju mund të shikoni në çdo kohë ku është fëmija juaj dhe ku ka qenë deri në 30 ditë më parë.

MyKid memorizon deri në tre alarme. Mund të përdoren për të zgjuar fëmijën tuaj në mëngjes ose për të kujtuar që është koha për t’u kthyer në shtëpi.

MyKid-orë-e mençur-për-fëmijën-tuaj-businessmag

MyKid ofron edhe shumë tipare të tjera për prindërit si kontrolli i kalorive që konsumon fëmija, zonat e sigurisë, gjumin, kufizimet se kush mund ta telefonojë fëmijën dhe kë mund të kontaktojë fëmija.

Orat inteligjente po kthehen në produkt “trendy” apo “cool” për t’u blerë. Nëse do të kërkoni online, ka disa operatorë e-commerce të cilët aktualisht ofrojnë për shitje Ora inteligjente, apo të mençura. Mund ti shikoni KETU disa modele shitje të cilat i tregton DyqanTaxi.com

Kur fëmijët ndjekin rregullat dhe i realizojnë siç duhet detyrat e caktuara nga prindërit, ora MyKid mundëson grumbullimin e “zemrave” për të përftuar shpërblimin e tyre.

 

/Telekom

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0