Muzikë dhe stërvitje – 11 këngët që do t’ju rrisin motivimin dhe energjinë - Business Magazine Albania

Muzikë dhe stërvitje – 11 këngët që do t’ju rrisin motivimin dhe energjinë


Është stina e verës dhe ne ndihemi më të lodhur, më të pamotivuar, me mendjen për të bërë vetëm pushime. E ndërsa të gjitha këto ndikojnë në psikikën tonë ne kemi nevojë për një nxitje për t’u ushtruar dhe për t’u motivuar. E kush më mirë sesa muzika, disa vargje të këndshme dhe një ritëm i mirë mund ta realizojë këtë.

Lexoni: Kujdes gra sipërmarrëse! Nuk mund të arrini qëllime të mëdha pa u kujdesur së pari për veten tuaj

Muzika motivuese mund të ndikojë pozitivisht në një regjim stërvitjeje në mënyra të ndryshme; jo vetëm që ju rrit pozitivisht gjendjen shpirtërore gjatë stërvitjes, por edhe e bën stërvitjen intensive më të këndshëm, sipas një studimi të ri të botuar në Psychology of Sport and Exercise.

Në këtë artikull do të ndajmë me ju disa nga këngët që do t’ju motivojnë për të pasur një stërvitje më të mirë dhe për t’u ndjerë të motivuar gjatë ditës.

  • “Cheerleader” nga OMI

“Pasi humba 123 paund, mësova se mbështetem në motivimin e jashtëm për të bërë stërvitjen. Kjo këngë më motivon çdo herë, sepse është e këndshme dhe më kujton ditët kur skuadra jonë Cheerleader do të bënte stërvitje më mizore sesa ekipi ynë i futbollit!”

– Kathy Haan, trajnere biznesi dhe blogere, Denver, IA

  • “Ride of the Valkyries” nga Richard Wagner

“Kjo ishte kënga dhe opera e preferuar e babait tim të ndjerë. Unë u rrita duke e dëgjuar atë. Ishte kënga e fundit që ai dëgjoi para se të shkonte në spital për një operacion. Kështu që kur e dëgjoj, e di se ai është me mua – engjëlli im në njërën shpatull dhe nëna ime nga ana tjetër.”

– Elizabeth Agape Tanos-Prift, CFA dhe këshilltare, Charlotte, NC

  • “Money” nga Cardi B

“Kjo këngë është motivuese për mua si një sipërmarrëse femër dhe më bën të ndihem se mund të përballoj gjithçka që bota hedh tek unë. Kurdoherë që e këndoj këtë këngë jam në gjendje të kanalizoj Princeshën time të brendshme Xena Warrior! Kënga është ritmi i përsosur për të përballuar stërvitjen dhe më bën të ndihem gati për t’u përballur me ditën.”

– Brenda Gabriel, këshilltare për mentore për shitjet, Londër

  • “Galvanize” nga The Chemical Brothers

“Nuk është vetëm ritmi i qëndrueshëm hipnotik, por edhe tekstet që më motivojnë të përballoj ditën! I gjithë albumi i The Chemical Brothers, “Push butonin” është muzika që më jep starterin e duhur për një ditë të mirë.”

– Susan Morris, menaxhere propozimesh, Otava, Kanada

Lexoni: Dëgjoni muzikë ndërkohë që punoni ose studioni? Ja çfarë i ndodh trurit tuaj gjatë kësaj kohe…

  • “War Ready” nga Rick Ross ft. Jeezy

“Pasi kam qenë brenda dhe jashtë spitalit këto tre vitet e fundit, unë jam mbështetur tek muzika për të marrë veten. Kjo këngë me elektrizon dhe pavarësisht se sa i lodhur jam apo sa keq ndihem është butoni im për të përballuar ditën.”

– James Philip, sipërmarrës serial, Chicago IL

  • “This Is Me” nga Kesha

“Sa herë që kam nevojë për një nxitje shtesë energjie, unë dëgjoj këtë këngë. Unë reflektoj se sa larg kam arritur në rrugëtimin tim si një nënë e vetme, duke përballuar sfidat e jetës. Nuk ndihem më e mbingarkuar dhe e pamotivuar. Shpërthimi i kësaj kënge gjithmonë më bën të shkoj më shpejt dhe më e fortë.”

– Jen Whitney, shitje ndërkombëtare, Austin, TX

  • Keep Pushin” nga REO Speedwagon

“Kjo është kënga ime e preferuar kur shkoj për vrap apo bëj një shëtitje. Ndonjëherë, thjesht ia këndoj vetes. Është himni im për kohë të vështira, personalisht dhe profesionalisht. Unë madje e përdor ‘keeppushin’ si hashtagun tim në forume. Banda është e veçantë për mua, sepse janë nga Champaign, Illinois, nga ku është familja e babait tim.”

– Teresa Collins, menaxhere, Indian Shores, FL

  • “Don’t Stop Me Now” nga Queen

“Kjo këngë është mendimi im i parë kur zgjohem në mëngjes. Ajo luhet në zemrën time dhe shërben si mantra ime e përditshme. Është një nxitës motivimi, një ndërtues vetëbesimi dhe një energji që më çon përpara dhe më bën të them ‘Hapuni. Unë po vij dhe po eci përpara!’”

– Roselle Shallah, punonjëse sociale, Bozeman, MT

  • “Run Run Run” nga Woodkid

“Kjo është përpjekja ime aktuale për stërvitje të vështira. E dëgjova për herë të parë në një episod të ‘The Umbrella Academy’ në Netflix në fillim të këtij viti dhe e shkarkova menjëherë. Ritmi pulsues gjithmonë më bën të bëj më shumë, të lëviz më shpejt dhe të motivohem më shumë.”

– Shira Miller, CCO, Atlanta, GA

  • “Running Doën a Dream” nga Tom Petty

“Nëse nuk dëgjoj muzikë motivuese dhe bindëse, nuk do të bëj mjaftueshëm gjatë stërvitjes sime. Kjo këngë më mban në levizje dhe në ritmin tim të dëshiruar.”

– Michael Ivers, këshilltar për operacionet e biznesit, Kirkland, WA

Lexoni: 8 Mënyra të thjeshta për të përmirësuar jetën tuaj

  • “I Lived” nga OneRepublic (Arty Remix)

“Kjo është përpjekja ime për një stërvitje të vështirë ose një sfidë – vargjet përhapin pozitivitet, duke më detyruar të tejkaloj edhe veten time. Sa herë që dëgjoj, “Unë zotëroja çdo sekondë që mund të jepte kjo botë”, më nxit, duke më thënë që mund të gërmoj pak më thellë. E gjithë kënga është në të vërtetë aq e ankoruar në psikikën time, saqë kur e dëgjoj, energjia ime fillon të rriten dhe unë thjesht buzëqesh!”

– Stephen Frost, trajner për zhvillimin personal, Osaka, Japoni

burimi: Thrive Global

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0