Kujdes gra sipërmarrëse! Nuk mund të arrini qëllime të mëdha pa u kujdesur së pari për veten tuaj - Business Magazine Albania

Kujdes gra sipërmarrëse! Nuk mund të arrini qëllime të mëdha pa u kujdesur së pari për veten tuaj


Caroline Stokes, VIP CONTRIBUTOR, entrepreneur.com

Energjia juaj është një burim i vlefshëm, veçanërisht në të 40-at. Përdorni këto mënyra për të qëndruar të forta dhe të fokusuara.

Si sipërmarrëse, ne drejtojmë një jetë me shumë punë. Ndaj kemi prirjen të harrojmë trupin tonë.

Ne e orientojmë trupin tonë-por më së shumti trurin tonë – drejt një niveli që do të na lejojë të shkëlqejmë në zyrë. Pastaj stresi i zyrës na sëmur.

Ndaj kam krijuar një grup, për një komunitet me performancë të lartë mes 30-60 vjeç për të jetuar shëndetshëm. Dhe për të qenë të gjithë përgjegjës, pjesëmarrësit angazhohen për lëvizjet e çdo lloji për 100 ditë.

Brenda këtij komuniteti, unë nuk mund të ndihmoja por vëreja bisedat që gratë kishin midis tyre brenda grupmoshës 35-60 vjeç. Ato ishin të lodhura, të stresuara. Unë i njoh këto gra dhe rezultatet e jashtëzakonshme që ato krijojnë dhe përjetojnë çdo ditë. Kishte një hendek: pse nuk mund të ndiheshin mirë? Pse i gjithë suksesi i tyre duhet të jetë arritja e qëllimit të radhës?

Unë mund të bëja një lidhje. Shumë nga ankesat e tyre ishin çështje me të cilat isha përballur. E dija se duhej të bëja diçka për këtë, kështu që shkova tek mjeku im. Doja të dija: çfarë mund të bëj për të pasur më shumë energji? Është e qartë, sjelljet e paracaktuara që unë  kisha vendosur në moshën 20 vjeç dhe 30 vjeç nuk ishin më të përshatshme në të 40-at e mia. Kam nevojë për udhëzime.

Ja çfarë zbulova: Nuk kam nevojë të bëj një maratonë, apo të filloj një program të ri fitnesi, apo të zhvilloj një detoksifikim 30-ditor. Gjithë çfarë kam nevojë për të rritur nivelin tim të energjisë janë zbulimet e vogla për çfarë unë tashmë ishte bërë. Mund të inkorporoj praktika të shpejta dhe të pëlqyeshme në ditët e mia për të rritur fokusin, për të lartësuar energjinë dhe për të pasur gjumë më të mirë.

Këtu janë tre rekomandimet e mia të miratuara nga mjeku për mënyrën se si gratë e mbingarkuara me punë mund të rrisin nivelin e tyre të energjisë.

Hani me kujdes. Trupi ynë është i dizajnuar që të tresë ushqimin kur jemi të relaksuar dhe sistemi ynë nervor parasimpatik është aktivizuar. Por shumë shpesh, ne shkojmë me sistemet nervore simpatike të aktivizuara. Tretja nuk ndodh atje.

Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për të aktivizuar sistemet tona nervore parasimpatike para se të marrim një kafshatë ushqim. Për ta bërë këtë, provoni një stërvitje frymëmarrje para vaktit tuaj të ardhshëm: merrni frymë duke numëruar deri në tre, pastaj nxisni frymën deri në gjashtë. Sigurohuni që e keni larguar veten nga të gjitha ekranet dhe shpërqëndrimet: përqëndrohuni vetëm në ushqimin tuaj.

Vlerësoni atë ndërsa merrni çdo kafshatë. Çfarë ngjyre shihni? Çfarë arome ka? Si shijon ushqimi në gojën tënde? Duke aktivizuar sistemet tona nervore, ne i tregojmë trupit tonë se jemi të sigurt. Është e sigurt të hamë ushqimin para nesh, dhe e sigurt të lëmë sistemin e tretjes të bëjë punën e tij.

Bëni më mirë dashuri. Ju thashë se këto praktika ishin të pëlqyeshme. Përveç të qenit argëtues, orgazma sjell një gamë të gjerë përfitimesh shëndetësore. Orgazmat lehtësojnë stresin, janë të mira për zemrën tuaj, rrisin sistemin tuaj imunitar dhe ju ndihmojnë të fleni më mirë. “Seks më i mirë, shëndeti më i mirë”. Nuk është thjesht një argëtim, është një e vërtetë.

Merrni hekur të mjaftueshëm. Kjo është e thjeshtë, por e thellë. A e dini se gratë para menopauzës kanë nevojë për 18 mg hekur në ditë (në krahasim me 8 mg të një burri) dhe se 10 përqind e grave kanë mangësi në hekur? Nëse jeni ndjerë vazhdimisht të ezauruar dhe nuk jeni të sigurt pse, nuk mund të jetë skenari i tmerrshëm që po parashikoni. Nëse keni një shqetësim, konsultohuni me një mjek. Por, thjesht mund të keni nevojë për më shumë hekur.

Ky ishte rast im; kur shtova një dozë hekuri çdo ditë, së bashku me tabletën e vitaminës C për të ndihmuar thithjen, nivelet e mia të energjisë me ngadalë u përmirësuan. Unë nuk isha më në zonën anemike të rrezikut, ku aftësitë e mia mendore dhe fizike nuk ishin aq të mprehta. Kjo lëvizje e thjeshtë dha përfitime të mëdha.

Por mbi të gjitha, ji e mirë me veten.

Zhytu në natyrë. Dil për një shëtitje të shpejtë në lagjen tënde. Dërgoji një letër falenderimi dikujt që të ka ndihumar këtë javë. Kupto që të kesh shëndet të shkëlqyer dhe energji të shtuar nuk do të thotë “rikthim” i ndonjë niveli imagjinar të shëndetit që ke përjetuar në të 30-at, të njëzetat apo edhe adoleshencën tënde. Flitet për vlerësimin e jetës tani dhe rregullime të vogla që mund ta bëjnë gjendjen “tani” më të mirën që mund të jetë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0