Mundësi aplikimi për projekte sociale - Business Magazine Albania

Mundësi aplikimi për projekte sociale


Është hapur thirrja e parë e Programit IADSA II për financimin e projekteve në sektorin social në linjë me strategjitë kombëtare dhe prioritetet për zhvillim dhe integrim të qeverisë shqiptare dhe Programin e Bashkëpunimit për Zhvillim ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

Kjo iniciativë u drejtohet 61 bashkive shqiptare. Projektet mund të realizohen në bashkëpunim me organizata jofitimprurëse (OJF-OSHC) shqiptare dhe italiane, Ente Lokale Italiane dhe Organizata Ndërkombëtare.

Të pranueshëm do të jenë projektet, të cilët përfshijnë sektorët dhe fushat parësore të mëposhtme: arsimimin gjithëpërfshirës dhe cilësor, shëndetësinë publike përfshirë edhe atë parandaluese, asistencën sociale të komunitetit, përfshirjen sociale e subjekteve në rrezik varfërie dhe përjashtimi nga shoqëria, zhvillimin terrritorial të qëndrueshëm, mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, nxitjen e zhvillimit të ekonomisë, mbështetjen e punësimit të të rinjve dhe grave.

Fondet e vëna në dispozicion janë 6 milionë e 800 mijë Euro. Shuma e financimeve që mund të kërkohen nga IADSA duhet të jetë nga 200.000 (dyqind mijë) deri në 400.000 (katërqind mijë) Euro.

Nga viti 2012, IADSA ka financuar 58 projekte me një vlere totale prej 20 milionë Eurosh.

Thirrja dhe shtojcat e saj mund të shkarkohen nga faqja e Programit IADSA (http://www.iadsa.info). Afati i fundit për dorëzimin e projekteve është data 31 Janar 2020 ora 12:00 (mesditë).

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0