Motivimi nuk është sukses - Business Magazine Albania

Motivimi nuk është sukses

Motivimi

Odisea Gora, kontributor

Të gjithëve na ndodh të nisim diçka dhe pas pak kohësh nuk e vazhdojmë atë që nisëm. Përse?

Shume njerëz nuk nisin kurrë asgjë, disa nisin por nuk e vazhdojnë, ata që e vazhdojnë dorëzohen,  por pak fitues janë ata që qëndruan në fund përtej motivimit.

Bëhu i vetëdijshëm për fazën e motivimit

Motivimi nuk është asgjë tjetër veçse një gjendje në të cilën beson fort për qëllimet e tua, është një shtysë që e vendos individin në veprim për njëfarë kohë. Është vetëm një gjendje momenti, zgjohu dhe bëhu realist.  Një gjendje momenti nuk mund t’ju bëjë një njeri të suksesshëm. Motivimi ndodh tani dhe për pak kohë, kaq pastaj zhduket. Ne u kthehemi zakoneve të vjetra dhe e gjithë ajo punë që nis humb.  Prandaj më lejoni të rithem sërish “ Motivimi nuk është sukses”.

Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për gjërat rreth jetës tonë dhe mënyra më e mirë është të jemi nxënës të jetës. Kërkohet studim, lexim dhe punë me veten për të njohur veten. Na është mësuar gjithmonë gabim, lexojmë libra motivimi, shohim video motivimi dhe mendojmë se po bëjmë progres, por jo. E vërteta është se po qëndroni në vend, po ndryshoni gjendjen emocionale për pak kohë dhe kaq. Kjo nuk mjafton për suksesin tuaj.

Si të arrij sukses?

Ok zgjohesh, bën një dush. Ndonjëherë edhe nuk e bën, ha mëngjes, merr kafen dhe nisesh për në punë, paguan taksa, qera, drita, ujë, ushqehesh, vishesh dhe del në fundjavë. Veprime tipike të një mentaliteti të mesëm.  Epo suksesi nuk është ky. As ai kur mendon dhe tenton të gjenerosh vetem para.

Suksesi do të jetë se kush je ti?

Një i pasur pyet një njeri të menccur :” Ti ke gjithë këtë menccuri, dhe sërish vazhdon, lexon, por përse nuk ke kaq shumë para sa unë? “ Njeriu i mençur iu përgjigj: “ Ti je shumë herë më i pasur se une dhe akoma vazhdon të fitosh para. Përse nuk ke mend sa unë?”

Një nga vlerat bazë të suksesit për gjithësecin prej nesh është karakteri. Mos e humbni atë.

Suksesi nuk është materializëm, por një proces, i cili rrit vlerat. Vlerat janë ato që sjellin që do t’i bëjnë njerëzit të të kërkojnë. Dhe ky është suksesi.

Lexo: Si të mbani punonjësit në kohë të vështira

Një rrugë tjetër

Për të arritur sukses duhet të bëni gjëra që nuk dëshironi, por duhet t’i bëni sepse duhen. E gjithë kjo njihet me termin”: Vetë-disiplina”.

Vetë-disiplina është GPS i jetës suaj. Për të shkuar diku ju duhet të vendosni një qëllim dhe ta ndiqni ate duke iu përbajtur planit. Nëse e gjithë ajo forcë bëhet zakon, përmes punës dhe këmbënguljes tuaj, vetë-disiplina juaj do t’ju çojë të arrini të gjitha qëllimet tuaja. Kjo pasi, çelësi i suksesit qëndron në disiplinën dhe këmbënguljen e njerëzve. Për shkak se fati ekziston vetëm nëse punon për ëndrrat e tua, vetëm atëhere ndërton mundësitë që në një moment do të bëhen goditja e fatit tuaj. Nëse dikush do t’ju  thotë se jeni me të vërtetë një person me fat, përgjigjuni kështu: “Unë punova për fatin tim”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0