dislike

Mos kini frikë nga “dislike”!


“Facebook po mundëson një mekanizëm të mirë të matjeve për mënyrën se si konsumatorët ndërveprojnë me postimin e kompanive,” ka thënë drejtori i analizimeve i The Barbarian Group, Will Sandwick. “Përveç feedbackut si fshehja dhe raportimi i posteve si ‘spam’, parë nga këndvështrimi si ekperiencë e konsumatorit, ajo u jep më shumë mundësi atyre të angazhohen në dhënien e vlerësimit të një postimi, siç është rasti i butonit ‘dislike'”.

Pas vitesh që përdoruesit e Facebook kanë kërkuar mënyra për të shprehur vetveten përveç opsionit “like,” rrjeti më popullor social shpalli në fillim të tetorit që do të shtonte edhe gjashtë opsione të tjera që do të lejonin përdoruesit të vlerësonin postimet. Emocionet e reja, ‘dashuri’ (love), ‘haha’ (haha), ‘yay’ (yay), ‘wow’ (wow), ‘i trishtuar’ (sad) dhe ‘i zemëruar’ (angry), nuk tregojnë vërtet aq shumë sa ç’tregon butoni “dislike”. Megjithatë kjo i lejon njerëzit të shprehin pak më shumë nga ajo që ndjejnë.

Kjo metodë po testohet në Irlandë dhe në Spanjë, por do të shtrihet në të gjithë botën, pavarësisht se kompania nuk ka cilësuar datën për këtë.

“Reklamuesit nuk duan të reklamojnë tek ato entitete të cilat nuk janë ‘njerëzorë,’” ka thënë CEO e platformës Skimlinks, Alicia Navarro (një platformë që merret me mekanizmin e të ardhurave që gjenerohen nga reklamimet/postimet nëpërmjet një rrjeti social siç është në këtë rast Facebook). “Ata sigurisht që nuk kanë interes të humbasin dollarët që reklamojnë në njerëz që nuk janë të interesuar. Duke patur një set të ri të dhënash, risia do t’i bëjë reklamuesit më të interesuar.”

Zëvendës presidenti i Deutsch dhe drejtori i strategjisë dixhitale Zach Gallagher thotë se komentet tregojnë se për dikë ka aq rëndësi që të komentojë në postim saqë të shpenzojë kohën e tij duke e bërë këtë gjë.

“Ne na pëlqen të shohim ndërveprimin njeri-njeri më shumë se sa një ‘pëlqim’ i butë ose ta bësh dikë që të klikojë butonin ‘like’ me pahir apo të komentojë vetëm me një ‘smiley’ (një fytyrë me një emocion të caktuar). Idetë duhet të shkaktojnë forcë tërheqëse nëse ato duan të shpërndahen. Kështu që kjo është një mënyrë shumë e mirë për të ngacmuar publikun dhe për të polarizuar një audiencë të caktuar,” ka thënë Gallagher.

Ndërsa Sandwick ka shtuar : “Unë mendoj se ka gjithmonë rëndësi që konsumatorët të mos u diktojnë brandeve se si të sillen, ajo që ka rëndësi është se brandet duhet të dëgjojnë konsumatorët që këta t’u diktojnë korporatave se çfarë duhet të ketë rëndësi për to.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0